top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Shpallen emrat e 10 kandidatëve për biletën daneze në Lisbonë



Fotografi e pjesmarrësve, sëbashku me dy moderatorët

Pas një konference për shtyp, të mbajtur sot paradite në ambjentet e RTV publik danez, DR, janë shpallur 10 emrat e kandidatëve pjesmarrës në festivalin danez “Dansk Melodi Grand Prix 2018”. 

Ky festival, i cili do të mbahet në arenën Gigantium të qytetit Aalborg më datë 10 Shkurt, përzgjedh këngën dhe artistin për pjesmarrjen daneze në festivalin Evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2018”. 

Danimarka, e cila mban në historinë e konkursit më jetgjatë të muzikës në Botë 3 fitore, synon që këtë vit t’i shtojë këtyre trofeve edhe atë të katërtin ose së pakti një renditje në 10 këngët më të votuara. 

Dy nga emrat që bien në sy, janë kompozitorja Lise Cable, kompozimet e së cilës kanë fituar tre herë në festivalin danez dhe së fundmi edhe festivalin Evropian të Këngës në vitin 2013 me “Teardrops” kënduar nga Emmelie deForest. Gjithashtu edhe një emër tjetër është edhe këngëtarja Sannie Charlotte Carlson, e njohur me emrin e artit Whigfield dhe këngën “Saturday Night”, një nga hitet muzikore botërore të vitit 1993.

Shefi i programacionit argëtues në  RTV-në publike daneze, DR, Z. Jan Lagermand Lundme, ndjehet krenar për 10 këngët e përzgjedhura për konkurrencën e këtij viti. 

- Unë guxoj që t’i premtoj publikut danez, që kjo shfaqje do jetë fantastike këtë vit. Kemi mbledhur një grup kompozitorësh me përvojë dhe talentesh të reja në 10 finalistët e këtij viti. Ka diçka për sejcilën shije muzikore - thotë producenti i festivalit Z. Jan Lagermand Lundme. 

Pjesmarrësit në “Dansk Melodi Grand Prix 2018”:

Kënga nr 1: 'Riot' (Kryengritje) Këndon: Ditte Marie Teksti dhe muzika: Lise Cabble, Theis Andersen & Chris Wahle

Kënga nr 2: 'Starlight' (Drita e yllit) Këndon: Anna Ritsmar Teksti dhe muzika: Lise Cabble

Kënga nr 3: 'Higher Ground' (Arsye më e lartë) Këndon: Rasmussen Teksti dhe muzika: Niclas Arn & Karl Eurén

Kënga nr 4: 'Boys on Girls' (Djem në vajza) Këndon: Sannie Teksti dhe muzika: Sannie Carlson, Domenico Canu & James Reeves

Kënga nr 5: 'Angels to My Battlefield' (Engjëj në fushbetejën time) Këndon: Sandra

Teksti dhe muzika: Lars' Chief 1' Pedersen, Ronny Vidar Svendsen, Anne Judith Stokke Wik, Nermin Harambasic & Sandra Hilal

Kënga nr 6: 'Unfound' (I pagjetur) Këndon: Lasse Meling Teksti dhe muzika: Lasse Meling, Kim Nowak-Zorde & TheArrangement

Kënga nr 7: 'Standing Up for Love' (Në këmbë për dashurinë) Këndon: CARLSEN Teksti dhe muzika: Thomas Thörnholm, Michael Clauss & Dave Rude

Kënga nr 8: 'Signals' (Sinjale) Këndon: KARUI Teksti dhe muzika: Annelie Karui Saemala, Jeanette Bonde, Daniel Fält & Jonas Halager

Kënga nr 9: 'Holder fast i ingenting' (Mbërthehem fort te asgjëja) Këndon: Rikke Ganer-Tolsøe Teksti dhe muzika: Rune Braager, Clara Sofie Fabricius & Andrea Emilie Fredslund Nørgaard

Kënga nr 10: 'Music for the Road' (Muzikë për rrugtimin) Këndon: Albin Fredy Teksti dhe muzika: Rune Braager, John Garrison & O. Antonio 

12 views0 comments
bottom of page