top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

20 këngë në konkurrim për trofeun e Sanremo 2018


Vetem pak jave na ndajne nga dita kur teatri Ariston te hape dyert. Festivali i kenges italiane, Sanremo, nis me 6 shkurt.

20 kenge jane ne gare dhe kenga fituese do te perfaqesoje Italine ne Eurovision (edhe pse ne Itali nuk i dihet asnjeher me siguri). Tre artiste qe kane marre pjese me heret ne ESC provojne serish fatin e tyre.

Pas tre vitesh Carlo Conti heq dore nga prezantimi i ketij Festivali.

Kete jave RAI prezantoi treshen qe do te prezantoje pese netet e Sanremo-s kete vit: Kantautori Claudio Baglioni, aktori 48 vjeçar Pierfrancesco Favino dhe prezantuesja e shkathet Michelle Hunziker, ish-bashkeshorti i se ciles Eros Ramazzotti ka nje te shkuar me kete ngjarje muzikore. Michelle ka prezantuar Sanremon 11 vjet me pare ndersa per Pierfrancesco eshte hera e pare.


20 artistet ne kategorine e kampioneve jane te brezave te ndryshem: artistet ne moshe si Ornella Vanoni, Luca Barbarossa, i cili ka prezantuar Italine ne ESC ne vitin 1988 si dhe Ron. Nga brezi i ri permendim Giovanni Caccamo (fitues ne kategorine e te rinjve ne 2015 dhe i treti ne kategorine e kampioneve nje vit me pas) si dhe Diodato (ne kategorine e te rinjve ne vitin 2014). Annalisa dhe Noemi rikthehen pas nje viti mungese, po keshtu grupi Elio e le Storie Tese.

Kengetari shqiptar Ermal Meta (fitues i vendit te trete dhe çmimit te kritikes "Mia Martini" vitin e kaluar me kengen "Vietato morire") vjen kete vit ne duet me Fabrizio Moro, fitues ne kategorine e te rinjve ne vitin 2007. Nina Zilli, e cila ka perfaqesuar Italine ne ESC, merr pjese serish, kete vit per here te katert.

20 kenget konkurruese:

Annalisa,"Il mondo prima di te" Enzo Avitabile con Peppe Servillo,"Il coraggio di ogni giorno" Luca Barbarossa, Passame Er sale. Mario Biondi, Rivederti. Giovanni Caccamo, Eterno. Red Canzian,"Ognuno ha il suo racconto" Decibel, Lettera dal Duca. Diodato & Roy Paci, Adesso. Elio e le Storie Tese,"Arrivedorci" Roby Facchinetti & Riccardo Fogli,"Il segreto del tempo" Max Gazzè,"La leggenda di Cristalda e Pizzomunno" The Kolors, Frida. Ermal Meta & Fabrizio Moro, Non mi avete fatto niente. Noemi,"Non smettere mai di cercarmi." Ron, Almeno pensami. Renzo Rubino, Custodire. Lo Stato Soci

Ju do të keni mundësinë që t’i ndiqni netët e festivalit të Sanremos, nëpërmjet valëve të RAI dhe RTSH.

17 views0 comments
bottom of page