top of page
Writer's pictureRoni Klein

Shorteu i gjysëmfinaleve të edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian të këngës



Shorteu do të vendosë, se në cilën gjysëmfinale do të këndojnë vendet pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018. Në ceremoninë e shorteut, e cila do të mbahet në bashkinë e Lisbonës më 29 Janar ora 13.00, kryetari i bashkisë si Kievit, Z. Vitali Klitschko, do t’i dorzojë shenjën e qytetit të mikpritjes, kryetarit të bashkisë së Lisbonës, Z. Fernando Medina.

Shorteu për gjysëmfinalet dhe ceremonia e dorzimit të shenjës së qytetit mikpritës, janë dy nga ngjarjet e shumta që i paraprijnë përgatitjes për zhvillimin e festivalit Evropian të këngës. Ceremonia do të drejtohet nga Sílvia Alberto dhe Filomena Cautela, të cilat janë dy, nga katër prezantueset e edicionit të arshëm të këtij festivali. Ju do të keni mundësinë, që t’a ndiqni këtë ceremoni, drejtpërsëdrejti në kanalin zyrtar të Eurovisionit, në YouTube.


37 vendet gjysëmfinaliste, janë ndarë në 6 grupe, bazuar në rezultatet e votimeve të mëparshme të analizuara nga kompania që merret me televotimin, Digame. Ndarja në këto grupe, bëhet për të shmangur votimin gjeo-politik, në mënyrë që rezultatet të jenë më surprizuese në gjysëmfinale.

24 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page