• Roni Klein

Është e vështirë të gjykosh - reagon Franc Koruni



Votimi i këngëtarit Franc Koruni, i cili nuk i dha asnjë pikë këngëtares Elhada Dani, ka shkaktuar një reagim shumë të fortë në rrjetet sociale, ku mes të tjerave, ai është akuzuar për shitje vote. Pas një dite, të mbushur me mesazhd dhe komente të rënda ndaj këngëtarit, ai ka vendosur që të reagojë me një mesazh të drejtuar publikut të festivalit Kënga Magjike, mesazh të cilin mund t’a lexoni mëposhtë;

“Pershendetje! I kam borxh nje koment miqve,fansave dhe dashamiresve te Kenges Magjike. Pas fjaleve te thena dje dhe sot ne lidhje me votimin tim dua te sqaroj tre gjera: E para, votimet jane regjistruar qe te premten dhe produksioni e dinte se kush kishte fituar, ai e trasmetoi regjistrimin e pikeve te mia ne fund vetem per efekt suspanse dhe show. E dyta, kam mbajtur shenime rigoroze per te gjithe kengetaret dhe ne fund bera bashke njezet komentet me te mira. Une nuk kam lidhje shoqerore me asnje nga artistet madje disa prej tyre as qe i njihja me pare. Shperndarjen e pikeve nga 30 deri ne 6 e kisha shume te qarte dhe mund t'i argumentoj piket per secilin artist. Ndersa 5 piket e fundit mendova t'ia jap artisteve te rinj ne menyre rastesore pa ndonje preference te vecante. Pjese e ketyre 5 pikeve mund te kishte qene edhe Elhaida Dani. Fakti qe nuk ishte nuk do te thote qe me pelqeu me pak se ata te peste. Megjithate 5 pike nuk do kishin ndryshuar asgje per Elhaiden, ndersa per te tjeret qe moren, besoj se ato pike kane vlere simbolike, qe te inkurajohen e te vazhdojne rrugen e artit. Me besoni miq, fakti qe Gjergj Leka dhe disa te tjere nuk dolen ne finale, eshte me i rende se sa fitorja e Anxheles dhe jo e Elhaides. Eshte veshtire te gjykosh! Kete gje mund ta bejne si duhet vetem ata profesionist qe jane thinjur ne skene dhe jo kalamaj dhe amator muzike te perjetshem sic eshte shumica e konkurenteve ne kompeticionet e muzikes se lehte shqiptare. E treta, po te isha manipulator, vertete mendoni se nuk do me shihnit ne finale? 😉 Ky eshte komenti im i pare dhe i fundit per kete ceshtje! Faleminderit!”

#ElhaidaDani #ESC2015

0 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now