Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur sot në Lisbonë të Portugalisë, u informua se në edicionin e ardhshëm të Festivalit Evropian të Muzikës: Eurovision Song Contest 2018, do të marrin pjesë artistë nga 42 vende.
Ja dhe lista e vendeve pjesmarrëse, sëbashku me Radio Televizioneve përkatëse:
Shqipëria (RTSH) Armenia (AMPTV) Australia (SBS) Austria (ORF) Azerbajxhani (ICTIMAI TV) Bjellrusia (BTRC) Belgjika (VRT) Bullgaria (BNT) Kroacia (HRT) Qipro (CYBC) Çekia (CT) Danimarka (DR) Estonia (ERR) Finlanda (YLE) Franca (FT) Gjermania (ARD/NDR) Gjeorgjia (GPB) Greqia (ERT) Hungaria (MTVA) Islanda (RUV) Irlanda (RTE) Izraeli (IPBC/KAN) Italia (RAI) Letonia (LTV) Lituania (LRT) Malta (PBS) Moldavia (TRM) Mali i Zi (RTCG) Vendet e Ulëta (AVROTROS) Norvegjia (NRK) Polonia (TVP) Portugalia (RTP) Rumania (TVR) Rusia (C1R) San Marino (RTV) Serbia (RTS) Sllovenia (RTVSLO) Spanja (TVE) Suedia (SVT) Zvicra (SRG/SSR) Ukraina (UA:PBC) Mbretëria e Bashkuar (BBC)
Sllogani për këtë vit quhet “All aboard”, në shqip do të përkthehej “të gjithë në bord”, si dhe logoja e këtij viti, kanë si synim që të përfaqësojnë Lisbonën, si një nga qytetet më të rëndësishme në Botë, kur bëhet fjalë për jetën dhe lidhjet detare.