• Roni Klein

Rrjeti Ndërkombëtar i fansave të Eurovisionit, OGAE International, ndryshon logon



Rrjeti ndërkombëtar i fansave të Eurovisionit, OGAE International, mbajti një konkurs për të gjetur një logo dhe një mënyrë promovimi të re për identitetin e këtij rrjeti, në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria me klubin Eurovision Albania OGAE. Në pjesën e parë të konkursit, më tepër se 30 sugjerime u dërguan në dorën e bordit drejtues, e nga këto, bordi drejtues zgjodhi 5. Në fund, ishin vetë klubet e ndryshme të cilat zgjodhën më të pëlqyerën prej tyre. Të zgjedhurat ishin krijimet të Peter Bach (OGAE Denmark), Andrew Dineley (OGAE UK), Burak Koytas (OGAE Turkey), Jenny Wallhoff (OGAE Sweden) & Ken Bakke (OGAE Norway).

Pas një muaj votimi, 36 klube OGAE zgjodhën, me 149 pikë, logon e krijuar nga Andrew Dinley nga klubi OGAE UK. Sipas autorit të logos së re, kjo logo ka për synim festimin e kulturave të ndryshme që është pjesë e familjes OGAE.


#OGAE

7 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now