Edhe këtë vit, ne vendosëm që të kryejmë sondazhin vjetor, duke u kërkuar ndjekësve të faqes sonë në facebook për të votuar për 10 këngët e tyre të preferuara dhe duke i vlerësuar ato me pikë nga 1 deri 12 (njësoj si sistemi i votimit në Eurovision).
Në të njejtën kohë, edhe antarët e klubit të fansave të Eurovisionit në Shqipëri, votuan për 10 këngët e tyre të preferuara për këtë vit.
Këtu mund të ndiqni të gjithë votimin e sondazhit të faqes sonë në facebook, ndërsa mëposhtë ndodhet rezultati i votimit të antarëve të klubit, rezultat i cili do t'ju bashkohet rezultateve të sondazhit të klubeve OGAE. Ndonëse rezultati i votimit të klubit Shqiptar, ishte vendosur që të publikohej të nesërmen, pas miratimit të marrë nga OGAE International, u vendos që rezultati të shpallej sot.
Ku qëndron ndryshimi midis sondazhit OGAE dhe sondazhit në facebook? Për të votuar, në sondazhin OGAE, duhet që personi të jetë i antarësuar, ndërsa për të votuar në sondazhin e hapur në faqen tonë në facebook, nuk ka ndonjë kriter të veçantë përveç prejardhjes etnike, thënë qartazi që personi duhet të jetë shqiptar (pamvarsisht se në cilin shtet banon).
Rezultati i sondazhit në faqen tonë në Facebook:
Sipas votës OGAE Albania, këto vende shkojnë në finale:
Nga gjysëmfinalja e parë:Shqipëria, Zvicra, Izraeli, Kroacia, Bullgaria, Estonia, Armenia, Qipro, Greqia dhe Belgjika.
Nga gjysëmfinalja e dytë: Australia, Rumania, Vendet e Ulëta (Holanda),Norvegjia, Ukraina, Serbia, Danimarka, Hungaria, Letonia, Suedia
Rezultati i sondazhit të antarëve të OGAE Albania për 10 këngët më të mira të vitit: