top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Gjithçka Shqip: Andri flet me përfaqësuesen e Shqipërisë në Junior ESC 2017, Ana Kodra



Ana Kodra ishte sot e ftuara e Andri Xhahut në Radio Tirana, e cila tregoi mbi emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest. E shoqëruar nga Xhulia (kukulla e saj), Ana tregoi se mezi pret të ngjitet në skenën e Junior Eurovision. E pyetur nëse ka emocione, ajo tha se kur këndon është krejtësisht e përfshirë në këngë dhe se emocionet më të mëdha i përjeton kur merr duartrokitjet e publikut. Ana shprehu dëshirën që këngën "Mos ma prekni pemën" ta këndojë duke luajtur edhe në piano meqënëse prej pesë vitesh mëson këtë instrument në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë. 

Ne i urojmë shumë suksese Anës dhe të ketë një prezantim sa më dinjitoz në Junior ESC që mbahet më 26 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë.  

19 views0 comments
bottom of page