Na ndajnë edhe dy muaj nga edicioni i 56-të i Festivali i këngës në RTSH. Siç është bërë traditë, festivali do të zhvillohet në fund të dhjetorit, pikërisht në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor 2017. Adi Krasta, moderatori dhe gazetari i mirënjohur do të jetë në drejtimin e Festivalit të Këngës. Për të do të jetë hera e gjashtë në prezantimin e këtij festivali.
Eurovision Albania mëson se regjia i është besuar regjisorit Pali Kuke, drejtimi muzikor producentit Sokol Marsi, drejtimin e orkestrës Elton Deda, ndërsa skenografia i është besuar Albi Çifligut dhe pritet të jetë tepër novatore.
Ndërsa artistët që duan të jenë konkurrentë, duhet të dorëzojnë materialet e tyre muzikore pranë Radio Tiranës deri në datën 10 Nëntor.