Ndonëse ndodhemi më tepër se 7 muaj larg nga zhvillimi i festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018, transmetues publik belg, ka bërë të ditur emrin e artistes e cila do të përfaqësojë Belgjikën. Do të jetë këngëtarja Laura Groeseneken, e cila është zgjedhur për të përfaqësuar Belgjikën në Lisbonë, ndërsa kënga e saj ende nuk është zbuluar.
Përzgjedhja e përfaqësueses belge, është bërë në mënyrë të brendshme, nga transmetuesi publik belg, VRT.
Laura Groeseneken, ka lindur në vitin 1990 dhe vjen nga qyteti i Leuven. Kantautorja ka punuar tashmë në disa projekte muzikore, të profilit të lartë, duke përfshirë festimet e 50-vjetorit të figurës fiktive, James Bond në koncertin me titull "007 In Concert". Që prej vitit 2014, Laura interpretuar me Ozark Henry dhe së bashku ata janë shfaqur në disa prej festivaleve më të mëdha të Belgjikës, përfshi këtu edhe festivalin Rock Werchter, që mbahet në Belgjikë çdo Korrik.
Përveç këngës, Laura gjithashtu luan melodikën dhe pianon. Së bashku me Alex Callier, ajo ka shkruar këngën "Gravity" për grupin belg, Hooverphonic. Kënga u bë e njohur ndërkombëtarisht, pasi shtëpia e modës, Cacharel, e përdori atë për një reklamë të parfumeve të tyre.
Përveç muzikës, në jetën e përditshme, Laura punon si Wvisual merchandiser" për firmën suedeze të moblijeve, IKEA. Ndërkohë, ajo po punon për karrierën e saj si soliste dhe i kompozon këngët e saj nën emrin, Sennek.
Ajo është gjithashtu një trajner vokalesh, në qendrën muzikore, Het Depot, në qytetin Leuven.
Laura është një tifoze e madhe i dizajnit skandinav dhe modës belge.