Risi: Koncerti do të zhvillohet në Sallën e koncerteve AFAS (njohur më parë si Holli i Muzikës Heineken). Kjo sallë koncertesh, ka një kapacitet prej rreth 5.000 spektatorësh.
Edhe pse jemi ende më shumë se 6 muaj, përpara zhvillimit të edicionit të ardhshëm të koncertit promovues "Eurovision in Concert 2018", grupi i punës për këtë koncert sapo ka bërë publike emrat e dy prezantuesve të edicionit të ardhshëm, i cili vjen në edicionin e 10-të të tij.
Ata do të jenë, këngëtarja dhe njëkohësisht ish-përfaqsuesja holandeze në Eurovision në vitet 1998 & 2007, Edsilia Rombley, si edhe komentatori holandez Cornald Maas.
Kjo nuk është hera e parë për Edsilia Rombley dhe Cornald Maas, në rolin e drejtuesve të koncertit, i cili do të zhvillohet më 14 Prill 2018 në Amsterdam.
Këtë vit, koncerti pati një rekord artistësh pjesmarrës, duke e kthyer këtë koncert në eventin më të rëndësishëm promovues, përpara fillimit të festivalit Evropian.
Grupi i punës, me në krye Z.Romkes, premtojnë se koncerti jubile, do të rezervojë mjaft surpriza. Së shpejti, do të publikohen edhe data për shitjen e biletave si edhe mjaft detaje të tjera, të cilat kanë të bëjnë me koncertin. Biletat për koncertin e këtij viti, në të cilin mori pjesë edhe Lindita, u shitën në një kohë mjaft të shkurtër.