Ndonëse Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), lajmëroi për zhvillimin e Eurovision Asia, festival i cili do të ketë të njëjtin format si festivali Evropian por me pjesmarrës nga vendet e Azisë, transmetuesi publik Australian, SBS, ka lajmëruar se Australia do të marrë pjesë në festivalin e ardhshëm Evropian "Eurovision Song Contest 2018", i cili do të zhvillohet në datat 8,10, dhe 12 Maj në Meo Arena të Lisbonës.
Pas tre pjesmarrjesh mjaft të suksseshme të Australianëve në tre edicionet e kaluara, me tre renditje brenda 10 këngëve më të mira, sidomos atë të vitit të kaluar me këngëtaren mjaft simpatike Dami Im, viti i ardhshëm, do të sjellë edhe pjesmarrjen e katërt për kontinentin e largët në festivalin Evropian.