top of page
Writer's pictureRoni Klein

Elhaida përsëri në Eurovision?!



Këngëtaren Elhaida Dani, e kemi parë që të publikojë disa fotografi pushimesh, të cilat po i kryen në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, qytet i cili do të jetë mikpritës i edicionit të ardhshëm të Festivalit Evropian të Këngës "Eurovision song Contest ", në datat 8,10, 12 Maj 2018. Ndërsa Elhaida ka publikuar një fotografi ku ajo po viziton një pjesë të lagjes Belem në Lisbonë, lagje e njohur sidomos për ëmbëlsirat tipike portugeze "Pasteis de Belem", një profil i rremë i cili pretendon të jetë i këngëtares Samanta Karavella, thotë që dëshiron ta shohë Elhaidën përsëri në Eurovision. Pas një verifikimi të thjeshtë, duket që Samanta ka një profil zyrtar në Instagram dhe që komenti nuk ka ardhur nga profili zyrtar, por një i rremë.

44 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page