Talentet e reja, prej rreth e qark Evropës, do të udhëtojnë drejt kryeqytetin Gjeorgjian,Tbilisit, këtë nëntor, pas komfirmimit zyrtar të 16 vendeve pjesmarrës në Festivalin Evropian për Fëmijë "Junior Eurovision Song Contest 2017" Për herë të parë, një mënyrë e re votimi do të përdoret, duke u lejuar teleshikuesve në mbarë Botën, të votojnë nëpërmjet internetit, për artistin ose artisten e tyre të preferuar.
Duke vazhduar shpresën për sukses, pas fitores këtë vit në në Festivalin Evropian 2017, Portugalia do t'i rikthehet skenës së Festivalit Evropian për Fëmijë, pas një mungese prej 10 vjetësh në këtë konkurrencë kënge.
Transmetuesi publik Gjeorgjian, GBP, do t'a organizojë shfaqjen në sallën e pallatit olimpik (Olympic Palace), e cila ka nuë kapacitet prej 4000 spektatorësh.
Kjo sallë është konsideruar më epërshtatshme për këtë event,sesa pallati i sporteve të Tbilisit, sepse krijohen lehtësirat e duhura për delegacionet, median e akredituar dhe fansave.
Vështrimi të drejtohet drejt kryeqytetit Gjeorgjan, traditës kulturore dhe artit të shumtë të këtij vendi, aty ku edicioni i 15 i Festivalit për Fëmijë do të zhvillohet. Festivali për Fëmijë "Junior Eurovision Song Contest 2017", organizohet nga Bashkimi i Transmetuesve Evropianë, EBU, në bashkpunim me transmetuesin antar dhe mikpritës të edicionit të këtij viti. Edicioni i këtij viti, do të zhvillohet të dielën 26 Nëntor 2017 duke filluar prej orës 16.00 Mosha e artistëve pjesmarrës është 9-14 vjeç.
Risia e madhe, këtë vit, është ndryshimi i sistemit të votimit. Teleshikuesit do të kenë mundësinë që të votojnë nëpërmjet internetit. Votimi online do të çelet prej ditës së premte 24 Nëntor, duke qëndruar i hapur deri të dielën 26 Nëntor. Teleshikuesve, që dëshirojnë të votojnë online, do t'ju kërkohet që rë ndjekin një përmbledhje të të gjithë këngëve pjesmarrëse, paraprakisht votimit që do të kryhet nëpërmjet faqes zyrtare të eventit. Pas dëgjimit të këngëve, teleshikuesve do t'ju jepet edhe mundësia për të parë 1 minutë kohë provash gjenerale, për sejcilën nga këngët pjesmarrëse.
Seanca e parë e votimit online, mbyllet të dielën datë 26 Nëntor, ora 15.59 Gjatë transmetimit të drejtpërsëdrejtë, të cilin ju mund t'a ndiqni në RTSH 1, votimi online do të rihapet për një periudhë kohore prej 15 minutash. Rezultati përfundimtar, do të shpallet pas mbledhjes së votave të dhëna gjatë transmetimit drejtpërsëdrejtë, të cilat vendosin 50% të rezultatit përfundimtar.
Drejtori ekzekutiv i Festivalit Evropian për Fëmijë dhe i transmetimit të eventeve live në EBU, Z.Jon Ola Sand, tha se "Mezi po presim që të festojmë edicionin e 15. të Festivalit Evropian për Fëmijë. Përgjatë historisë së kësaj konkurrence, ne kemi takuar disa fëmijë që ishin talente të mrekullueshëm e që tashmë janë artistë të mirfilltë e të suksesshëm. Mënyra e re e votimit, është një risi e cila do u krijon miliona teleshikuesve, t'u bashkëngjiten përsëri këtij eventi. Fitimtari i vitit 2017, do të vështrojë mbi një të ardhme e cila do të përmbajë plot gjëra madhështore. Fituesja e vitit të kaluar, Mariam Mamadashvili, ka nisur të jetë pjesë e projekteve të mëdha. Pas fitores, 11 vjeçarja nga Gjeorgjia, nisi të marrë mësime private në akademinë e arteve "Broadway Method Academy", e tashmë është pranuar në një nga agjensitë prestigjioze të talenteve në New York, SH.B.A.Festivali Evropian i Fëmijëve "Junior Eurovision Song Contest 2017" Këto vende dhe transmetuesit antarë në EBU, do të marrin pjesë në Gjeorgji:
Shqipëria (RTSH) Armenia (AMPTV)Australia (ABC)Bjellorusia (BTRC)Qipro (CyBC)Ish Rep. Jug e Maqedonisë(MKRTV)Gjeorgjia (GPB)Irlanda (TG4)Italia (RAI)Malta (PBS)Polonia (TVP)Portugalia (RTP)Rusia (RTR)Serbia (RTS)Vendet e Ulëta (AVROTROS)Ukraina (UA:PBC)