top of page
Writer's pictureRoni Klein

EBU; Gjobë e rëndë ndaj Ukrainës, asnjë sanksion ndaj Rusisë.


Pas mbledhjes së grupit të referencës në EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), u vendos që Radio Televizioni Publik i Ukrainës, UA:PBC, të dënohet me një gjobë prej 200.000 Euro, për shkak të pengimit që këta të fundit i bënë këngëtares Ruse në pjesmarrjen në festivalin Evropian "Eurovision Song Contest 2017".

Drejtori i këtij radio televizioni, Z. Zurab Alasania, tha se UA:PBC do t'a apelojë këtë vendim.

Pritej që grupi i referencës për festivalin Evropian në EBU, të sanksiononte jo vetëm Ukrainën por edhe Rusinë, por mesa duket ata ia kanë lënë fajet vetëm organizatorëve të edicionit të fundit.

Pas kësaj mbledhjeje, EBU mund t'a konsiderojë edicionin e këtij viti si një ngjarje e përfunduar, duke i drejtuar sytë nga përgatitjet për edicionin e vitit të ardhshëm i cili do të mbahet në Portugali, në muajin Maj.


Logo zyrtare e ESC 2017 - Celebrate Diversity

Ngjarja me pak fjalë; Në fundin e muajit Mars, autoritetet e Ukrainës shpallën një vendim zyrtar, për bllokimin e hyrjes së përfaqsueses ruse, sepse ajo kishte performuar në Krime, rajonin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Më pas, këngëtarja ruse Julia Samoilova konfirmoi performancën në Krime, në vitin 2015. Menjëherë më pas, me një deklaratë zyrtare EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) tha se;

"EBU sapo ka konfirmuar lajmin se autoritetet ukrainase kanë lëshuar një ndalim udhëtimi për artisten përfaqësuese ruse në Eurovizion, Julia Samoylova, pasi ajo gjykohet të ketë shkelur ligjin ukrainas, duke performuar në Krime. Ne duhet të respektojmë ligjet lokale të vendit mikpritës të Eurovisionit, megjithatë ne ndjehemi thellë të zhgënjyer me këtë vendim, i cili sipas mendimit tonë, shkon kundër frymës së konkursit, si dhe nocionit të përfshirjes që shtrihet në zemër të vlerave të tij."

EBU vazhdoi t'i ofrojë rusëve, mundësinë e një pjesmarrje nëpërmjet lidhjes satelitore ose ndërrimin e përfaqësuesit, por Channel 1 i Rusisë, refuzoi kategorikisht, duke i quajtur këto oferta komplet të papranueshme.

Nga mesi i muajit Prill, Radio televizioni publik rus Channel 1, vendosi që të tërhiqet nga pjesmarrja e këtij viti dhe të mos t'a transmetojë festivalin evropian "Eurovision Song Contest 2017" pasi negocimet e EBU-së me autoritetet Ukrainase rezultuan të dështuara. Këngëtarja ruse Julia Samoylova, vazhdoi të mbetet persona non-grata në Kiev.

Channel 1 e quajti vendimin Ukrainas komplet të paarsyeshëm, duke deklaruar se Ukraina, arriti të politizonte konkurrencën.

17 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page