top of page
Writer's pictureRoni Klein

Festivali Evropian për fëmijë Junior Eurovision 2017, Shqipëria konfirmon për pjesmarrjen në muajin



Logo Zyrtare e JESC 2017

Radio Televizioni Publik Shqiptar, RTSH, do të konfirmojë zyrtarisht për pjesmarrjen në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian për fëmijë, Junior Eurovision Song Contes 2017, muajin e ardhshëm. Burime në RTSH, tregojnë se Shqipëria pritet që ti përgjigjet me një PO! ftesës për pjesmarrje, në edicionin e ardhshëm i cili do të mbahet në 26 Nëntor 2017, në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilissi. Vendet të cilat kanë konfirmuar për pjesmarrjen e tyre, deri tani ato janë Armenia, Bjellorusia Bullgaria, Qipro, Irlanda, Malta, Vendet e Ulëta, Rusia, Ukraina dhe sigurisht, vendi mikpritës Gjeorgjia.

Vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren e talentuar Klesta Qehaja dhe këngën "Besoj" por pa arritur ndonjë rezultat të mirë, në finalen e cila u mbajt në kryeqytetin e Maltës, Valeta.

33 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page