• Roni Klein

Çmimi famëkeq Barbara Dex, këtë herë i shkon këngëtarit të Malit të Zi


Sot u publikuan edhe rezultatet e votimit për artistin të veshur më keq në festivalin Evropian, të ashtëquajtur "Barbara Dex Award"

Shumica e votave, ia dha këtë vit çmimin, këngëtarit malazez Slavko Kalezić.

Në vendin e dytë, u rendit solistja e grupit Triana Park nga Letonia, ndërsa në vendin e tretë u rendit çekja Martina Barta.

Çmimi Barbara Dex, i jepet çdo vit nga faqja Songfestival.be, artistit ose artistes që votohet për veshjen më të keqe. Për fat të keq, Shqipëria e fitoi këtë çmim në vitin 2012, me këngëtaren Rona Nishliu.

Faqja belge Songfestival.be, ka marrë këtë vit votime nga shumë fansë nga Evropa & Australia.

Çmimi Barbara Dex, ka marrë këtë emër pasi përfaqësuesja belge e vitit 1993 kishte veshur një fustan të qepur nga vetë ajo, fustan që ra në sy të kritikëve ...dhe jo sepse ishte fustan i bukur, përkundrazi.

Ja edhe lista e plotë e fituesve të edicioneve të kaluara:

1997 Malta Debbie Scerri "Let Me Fly"

1998 Gjermania Guildo Horn"Guildo hat euch lieb!"

1999 Spanja Lydia "No quiero escuchar"

2000 Belgjika Nathalie Sorce "Envie de vivre"

2001 Polonia Piasek "2 Long"

2002 Greqia Michalis Rakintzis "S.A.G.A.P.O."

2003 Rusia t.A.T.u. "Ne ver',ne boysia"

2004 Rumania Sanda Ladoși "I Admit"

2005 Ish Rep. Jug. e Maqedonsë Martin Vučić "Make My Day"

2006 Portugalia Nonstop "Coisas de nada"

2007 Ukraina Verka Serduchka "Dancing Lasha Tumbai"

2008 Andorra Gisela "Casanova"

2009 Hungaria Zoli Ádok "Dance with Me"

2010 Serbia Milan Stanković "Ovo je Balkan"

2011 Gjeorgjia Eldrine "One More Day"

2012 Shqipëria Rona Nishliu "Suus"

2013 Serbia Moje 3 "Ljubav je svuda"

2014 Lituania Vilija Matačiūnaitė "Attention"

2015 Vendet e Ulëta (Holanda) Trijntje Oosterhuis "Walk Along"

2016 Kroacia Nina Kraljić "Lighthouse"

2017 Mali i Zi Slavko Kalezić "Space"


#ESC2017 #EurovisionSongContest #Montenegro #Awards

23 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now