top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Shansi i dytë - Dilan Reka këtë vit për Shqipërinë


Pas përfundimit të festivalit Evropian, tashmë është koha për të lajmëruar se edhe këtë vit Shqipëria merr pjesë në konkursin e këngës Shansi i Dytë (OGAE Second Chance Contest 2017) i cili do të zhvillohet nga klubi i fansave polakë, OGAE Poland, pas fitores së tyre të vitit të kaluar me këngën "Cool Me Down" kënduar nga Margaret.

Vitin e kaluar, klubi shqiptar vendosi që përfaqësimin t'ja japë Besa Krasniqit – me këngën "Liroje zemrën", por pas votimit të klubeve pjesmarrëse në këtë konkurrencë, Shqipëria nuk mblodhi më tepër se dy pikë, duke u renditur në vendin e parafundit.


Dilan Reka

Këtë vit, klubi shqiptar ka vendosur që përfaqësimin e tyre t'ja lërë në dorë këngëtarit Dilan Reka me këngën "Mos Harro", kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst të Agim Doçit.

Shqipëria filloi të merrte pjesë në këtë konkurrencë në vitin 2014, ndaj ky vit sjell edhe përfaqësimin e katërt për ne.

Megjithëse Dilan Reka doli në vendin e tretë në Festival, në konkurrencën tonë ai fitoi të drejtën për përfaqësimin e Shqipërisë në konkursin OGAE Second Chance 2017 - lexo këtu më tepër mbi këtë konkurrencë (faqe në anglisht).

Sipas rregullores të konkursit OGAE Second Chance Contest, për përzgjedhjen tonë duhej që kënga të ishte një nga këngët pjesmarrëse në natën finale të Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH, përveç këngës Botë, e cila fitoi të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin Evropian Eurovision Song Contest.


68 views0 comments
bottom of page