top of page
Writer's pictureRoni Klein

Momenti skandaloz në mbrëmjen e finales


Të gjithë u shokuan ndërsa ndiqnim perormancën e Jaamalës në mbrëmjen e natës finale të festivalit Evropia në Kiev. Në skenë u ngjit një mashkull, i cili kishte hedhur krahëve një flamur Australian, vallzoi rreth e qark këngëtares Jamala dhe më pas uli pantallonat duke i treguar publikut të ndenjurat. Menjëherë më pas, ai u ul poshjtë nga skena nga rojet e sigurimit dhe u shoqërua jashtë arenës nga ta.

Dje dhe sot, shumë nga mediat ndërkombëtare i kanë kushtur vëmendje personit në fjalë, i cili quhet Vitalii Sediuk, është me origjinë ukrainase.Kjo nuk është hera e parë e cila Vitali vjedh folkusin nga yjet e botës së artit.


Vitali goditet me shpullë nga Will Smith

Në vitin 2012, ai ishte prezent në ceremoninë e tapetit të kuq për premirën e filmit "Men in Black 3". Aktori i famshëm Will Smith, ndaloi përpara Vitalit, duke menduar se ky i fundit ishte gazetar, por kaq kohë iu desh Vitalit për tu munduar ta puthë aktorin Will Smith në buzë, e menjëherë më pas aktori reagoi duke e goditur Vitalin me një shpullë në faqe. Në vitin 2014, do ishte po Vitalii Sediuk ai që do surprizonte aktorët hollivudianë Bradley Cooper dhe Leonardo DiCaprio, ku ai vrapoi dhe u ul poshtë këmbëve të tyre duke i shtrënguar fort ato.


Vitali ngacmon Kim Kardashian

Asnjë nga këto raste nuk solli ndonjë veprim penal ndaj tij. Megjithatë, ai tejkaloi masën kur po në vitin 2014, ai kaloi gardhin e sigurisë duke hyrë në ceremoninë e tapetit të kuq për premierën e filmit "Maleficient", duke iu vërsulur aktorit Brad Pitt, i cili reagoi duke e goditur Vitalin në kokë. Menjëherë më pas, truprojet e aktorit e ndaluan e më pas ai u arrestua dhe u dënua me 3 vjet heqje lirie me kusht, Më pas ai humbi edhe pozicionin e tij të punës në kanalin televiziv ukrainas 1+1.

Por mesa duket, Vitali nuk ka zënë mend nga dënimi, sepse menjëherë më pas ai ka ngacmuar edhe mbretëreshën e reality tv, Kim Kardashian.

Gjithashtu edhe shumë top modele kanë rënë pré e shakave pa kripë të tij. Ndërsa të shtunën, ky "fat" i takoi Jamalës. Nuk dihet ende nëse veprimi i tij i së shtunës do të sjellë ndonjë penalizim ligjor të ri dhe nëse po, provat materiale janë edhe një herë të filmuara.

Shikoni momentet e turpshme në video.


41 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page