E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan sot se EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) i është përgjigjur akuzave se edhe këtë vit, politika ndikoi në votimin e Armenisë dhe Azerbajxhanit. Armenia nuk i dha asnjë pikë Azerbajxhanit dhe anasjelltas, madje këtë herë Azerbajxhani shkoi edhe më larg, duke lënë pa asnjë pikë përfasimin Qipriot, kënduar nga këngëtari Hovig, këngëtar i cili ka origjinë armene. Votime të tilla janë gjëra që vazhdojnë të mbeten disa nga problemet kryesore në Eurovision, kur bëhet fjalë për e votime gjeo-politike, sepse siç dihet, Armenia dhe Azerbajxhani janë në konflikte territoresh që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Vetëm një vitë më parë, përfaqësuesja Armene Iveta Mukuchyan valviti flamurin e mollës së sherrit Nagorno-Karabakh, dhë e cila gati sa nuk e skualifikoi këtë të fundit nga konkurrenca.
EBU ka mohuar se mund të jenë bërë padrejtësi me votimin e Azerbajxhanit, me fjalët se "Fituesi i Eurovisionit zgjidhet nga votimi publik dhe juritë profesionale (panel profesionistë në fushën e muzikës), ku sejcili votim i jep 50 % të pjesës së votës. Sejcili nga antarët e jurisë, nënshkruan një deklaratë ku thuhet se do t'i gjykojnë këngët individualisht, bazuar në disa pika, si për shembull, vetë këngën, tekstin, interpretimin dhe mundësitë e këngës për t'u kthyer në një hit. Ata e kuptojnë se ky gjykim duhet t'i shmanget çdo mendimi që bie ndesh me prejardhjen e interpretuesve. Ne e presim këtë gjë nga ta dhe jemi të lumtur që ata e zbatojnë këtë kërkesë, duke zbatuar rregullat dhe në të njëjtën kohë, duke e mbajtur konkurrencën larg influencimit të votës gjeo-politike"
Ndoshta kjo është deklarata zyrtare, por realiteti është komplet i kundërt, sepse të paktën juritë e këtyre dy vende gjithmonë e kanë votuar njëra-tjetrën komplet në fund të tabelës.
Në vitin 2009, Armenia arriti ti japë Azerbajxhanit për herë të parë pikë në votimin e natës finale. Ishin gjithsej 1,065 Armenë, të cilët kishin votuar nëpërmjet telefonit për këngën e Azerbajxhanit, numër i mjaftueshëm votash për t'i dhënë Azerbajxhanit 1 pikë në votimin zyrtar.
Po në të njëjtin vit, 43 Azerbajxhanas votuan për këngën Armene, menjëherë më pas, u hodhën akuza RTV Publik Azerbajxhanas (ICTIMAI) kishte errësuar me qëllim numrin e telefonit gjatë performancës Armene. Më pas, në verën e vitit 2009, dolën edhe akuza se policia Azerbajxhanase u kishte shkuar në shtëpi njerzve që votuan për Armeninë, duke i marrë këto persona në pyetje. Pas takimit të rradhës të gtrupit të referencës për Eurovisionin, në shtator të vitit 2009, EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) lëshoi një deklaratë duke thënë se i njihte akuzat e bëra për Azerbajxhanin, por se nuk do t'a bllokonte pjesmarrjen e Azerbajxhanit në Eurovision. Më pas, RTV Publik Azerbajxhanas u gjobit nga EBU me një shumë prej 2700 Eurosh dhe i vuri detyrimin RTV pjesmarrëse në Eurovision, që të ruajnë anonimatin për të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë për gjatë Eurovisionit.