Salvador Sobral "bllokon" aeroportin e Lisbonës, me njerëz, të cilët e pritën rikthimin e tij në Portugali njësoj si rikthimin e një heroi.
Fitorja e Portugalisë ishte në fakt heroike, sepse pas 50 vjetësh pjesmarjeje, ku renditja më e mirë ishte një renditje në vend të gjashtë, tashmë Salvadori i ka sjellë fitoren këtij vendi, pas më tepër se gjysëm shekulli përpjekjesh.
Fitorja e Portugalisë, jo vetëm që është e para për ta, por është edhe një fitore me rekord pikësh. Salvadori, me këngën e tij "Amor pelos dios" mori maksimumin e pikëve të televotimit në Evropë (dhe Australi) si edhe u rendit i pari nga votimi i jurive, duke mbledhur 758 pikë, pra një sasi rekord.
Portugalia është një nga pak vendet, të cilat vazhdon të ruajë fort traditën e zgjedhjes së këngës nëpërmjet festivalit të tyre Festival Do Cançao, si edhe ruajtjen e gjuhës portugeze për përfaqësimin e tyre.
Televotimi i publikut shqiptar, cilsoi Italinë si vendin e parë dhe po ashtu edhe juria profesionale e Shqipërisë kishte Italinë në vendin e parë, prandaj 12 pikët tona shkuan për Italinë.
Edicioni i 63. I Eurovision Song Contest do mbahet në Maj të vitit të ardhshëm në Lisbonë.