"Periudha pas fitores së festivalit, ishte mjaft stresuese...aq shumë, sa kur u ktheva nga Eurovisioni pësova një blackout " kështu tha Olta Boka gjatë episodit të dytë të ciklit TV "Euro Beat" program i cili ka marrë përsipër që të sjellë pak histori nga festivali Evropian me intervista dhe materiale të tjera.
I moderuar nga Ermal Peçi, ky program erdhi këtë mbrëmje në episodin e dytë. Ermali foli për momentet e fitoreve të viteve të kaluara, si edhe shumë elementë të së kaluarës në Eurovision, si për shembull orkestrën, çmimet për veshjen më të dobët, skandalet politike, etj.
Në këtë mbrëmje, e ftuaA e Ermalit ishte edhe këngëtarja Olta Boka, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2008, atëherë ku festivali u mbajt në një Beograd mjaft të trazuar nga deklarimi i pavarsisë së Kosovës vetëm 3 muaj përpara fillimit të tij.
Në këtë intervistë, Olta tregoi përkohën pas fitores së në festivalin e këngës dhe për momentet pas tij. Ajo tregoi se përzgjedhja e gjuhës shqip, për interpretimin në Beograd, nuk u mendua si provokim, ashtu siç u pretendua nga Serbia por më tepër një lëvizje artistike e autorëve të këngës, Zhulali & Laço. Olta foli edhe për këngët favorite shqiptare pjesmarrëse, si edhe ato të huaja.
Në përfundim të kësaj interviste, Olta gjithashtu këshilloi Linditën, që t'i shijojë sa më shumë këto momente në të pjesmarrjes së saj.
Ndërsa intervistën me Oltën, do të keni mundësi t'a gjeni së shpejti në kanalin zyrtar të IN Tv në YouTube, mos harroni se episodi i tretë do të sjellë një intervistë me këngëtaren Aurela Gaçe. Episodin e tretë ju mund t'a ndiqni të premten e ardhshme, në IN Tv, duke filluar në orën 20.00