Sapo kanë përfunduar sot provat e dyta individuale për Shqipërinë, e ndërsa gjatë provave lejohet edhe pjesmarrja e gazetarëve, ne patëm mundësi që të filmonim një prej tyre dhe ta sillnim live nëpërmjet faqes tonë në Facebook.
Në minutazhin e disponuar, Lindita pati jundësinë që ta performojë këngën e saj "World" tre herë duke mos patur fare probleme me vokalin, ashtu siç normalisht ndodh për shumë këngëtarë të tjerë.
Menjëherë pas provave, ajo sëbashku me delegacionin shqiptar dha një konferencë për shtyp për gazetarët e pranishëm.
E pyetur sesi shkuan provat, Lindita u shpreh se ajo mezi po pret që arena të mbushet nga publiku" ...ndërsa për zgjedhjen e një veshje të bardhë, ajo tha se "I shkon përshtat mesazhit të këngës, ngjyra e bardhë përfaqëson engjëjt, të cilët kanë në dorë t'a shpëtojnë Botën" ...
Pyetjes tonë nëse ajo e ndjen veten të kënaqur me provat, përgjigjja e këngëtares ishte " Unë e ndjej veten mjaft të kënaqur me provat, çdo skenë përmban emocionet e veta, por performimi në këtë skenë kërkon më tepër seriozitet se kurrë."
Regjisori skenik, Kledi Esku, i cili ka regjisuar edhe videoklipin e këngës World, tha se andjehet mjaft i kënaqur që kënga po ruan identitetin e saj origjinal dhe se kërkon të përcjellë mesazhe të qarta, nëpërmjet simboleve të përdorura në grafikë.
Kjo është hera e parë e cila RTSH ka vendosur që skenën ta ketë me një regjisor të mirfilltë skenik nga Shqipëria,është gjithashtu hera e parë e cila Shqipëria po përdor videografikë LED.
Konferencën për shtyp e mbylli kryetari i delegacionit Shqiptar, z. Kleart Duraj, i cili tregoi pak mbi procedurat e seleksionimit të këngës shqiptare në festivalin Evropian.
Më pas ai i falenderoi stafin e RTSH-së pas këngës World, dhe në fund ai ftoi katër backvokalistët e Linditës, Margret Radovani, Denisa Xhemnica ,Anxhelo Miho & Gjergj Kaçinari që të këndonin një pjesë nga kënga jonë përfaqësuese në këtë edicion të festivalit Evropian, i cili çel siparin ditën e martë 9 Maj ora 21.00 me mbrëmjen e parë gjysëmfinale, në të cilën Shqipëria do të konkurrojë me numrin 4.
Konferenca e plotë për shtyp mund t'a ndiqni këtu poshtë pas pak.