top of page
Writer's pictureRoni Klein

RTSH konfirmon moderatorin Andri Xhahu, për komentimin e ESC 2017 dhe dhënien e pikëve për Shqipërin



Andri Xhahu gjatë prezantimit të pikëve të Shqipërisë në vitin 2015

Ashtu siç kemi lajmëruar edhe më parë nëpërmjet faqes tonë në Facebook, moderatori i programit televiziv "Mirmëngjes Fundjavë" në RTSH, është tashmë konfirmuar si komentatori i tre mbrëmjeve të festivalit Evropian "Eurovision Song Contest 2017", festival i cili në Shqipëri do transmetohet ekskluzivisht nëspërmjet valëve të RTSH 1 më 9,11 & 13 Maj në orën 21.00.

Ky është edhe viti i gjashtë rradhazi, i cili e gjen Andrin në këtë pozicion dhe ky vendim i RTSH-së nuk është i rastësishëm, pasi moderatori tashmë e njeh shumë mirë festivalin Evropian, duke qenë pjesë e eventeve promovuese përpara zhvillimit të tij.

Muajin e kaluar Andri udhëtoi drejt Amsterdamit, ku gjatë qëndrimit të tij atje takoi edhe Linditën për një intervistë për programin e tij në RTSH 1 "Mirmëngjes Fundjavë".

Radio Televizioni Publik Shqiptar ka të drejtën e transmetimit të festivalit Evropian "Eurovision Song Contest" në territorin e Shqipërisë, për arsye se është televizion antar i EBU-së (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve).

Shqipëria merr pjesë në gjysëmfinalen e parë, atë të datës 9 Maj 2017 - ora 21.00 me këngën World, të kënduar nga Lindita.


51 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page