• Roni Klein

Ermal Peci sjell Euro Beat në IN tv


Vetëm para pak ditësh, ju patët mundësinë që të ndiqni pjesën e parë të programit televiziv "Euro Beat" në IN tv, program i cili do të vazhdojë edhe në dy të premtet e ardhshme duke filluar prej orës 20.00


Në pjesën e parë të këtij programi, përvec disa detajeve historike mbi këto 6 dekadash Eurovision, moderatori kishte zgjedhur të intervistonte edhe një nga ish-pjesmarrëset shqiptare në festivalin Evropian, këngëtaren Kejsi Tola. Kejsi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 54-rt të Eurovision Song Contest , i cili u mbajt në Moskë të Rusisë në Maj të vitit 2009, rrëfeu për Ermalin disa detaje interesante mbi eksperiencën e saj gjatë dy javëve të qëndrimit të saj në Moskë, si edhe për një nga këngët e preferuara të saj pjesmarrëse në këtë festival madhështor.

Euro Beat, do t'a vazhdojë me pjesën e dytë këtë të premte me shumë materiale të tjera interesante mbi festivalin Evropian, si edhe një intervistë me këngëtaren Olsa Boka, e cila përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 53-të të Eurovision Song Contest, mbajtur në Beograd në Maj të vitit 2008.

Pjesa e tretë dhe e fundit e programit, do të vijë më datë 12 Maj. Për mbylljen e sezonit të këtij programi, Ermali ka zgjedhur të bisedojë me këngëtaren Aurela Gace.

IN tv, ka zgjedhur të publikojë intervistat në kanalin e tyre në YouTube, ndërsa për segmentet e tjera, ndiqni programin e plotë në IN tv, Euro Beat, cdo të premte prej orës 20.00


#EurovisionSongContest #Albania #INtv

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now