• Roni Klein

Nata finale transmetim edhe në SH.B.A në kanalin Logo TV



Është konfirmuar tashmë se edhe amerikanët do të kenë mundësinë që t'a ndjekin natën finale të festivalit Evropian Eurovision Song Contest 2017.

Ky do të jetë viti i dytë, i cili ky eveniment i madh i muzikës, do të shfaqet në ekranet amerikane. Logo TV nënshkroi një kontratë për këtë transmetim në SH.B.A dhe oraret e transmetimit janë 3.pm ET (East Time) 12.pm PT (Pacific Time) më datë 13 Maj.

Logo TV do ta transmetojë në kanalin e tyre kabllor, si edhe nëpërmjet aplikacionit të tyre për smartphone dhe kanalit të tyre në YouTube.

Producenti ekzekutiv i festivalit Evropian, Jon Ola Sand, tha se "EBU ndjehet e entuziaste për rikthimin e këtij evenimenti mjaft unik, për të dytin vit rradhazi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Logo TV. Ne e dimë që kjo konkurrencë ka shumë fansë edhe në SHBA dhe jemi të gëzuar që tashmë do ketë edhe më shumë teleshikues të cilët do të zbulojnë kënaqësinë e konkurrencës muzikore televizive më të gjatë vjetore në Botë, duke festuar shumllojshmërinë sëbashku me publikun rreth e qark Botës."

Edicioni i 62-të i festivalit Evropian, Eurovision Song Contest, këtë vit mban autorësinë e kanalit publik ukrainas (Public Broadcasting Company of Ukraine - UA:PBC) dhe do të mbahet në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitës të Kievit / Ukrainë më 9, 11 dhe 13 Maj.

Reklama zyrtare e festivalit Evropian "Eurovision Song Contest 2017" me slloganin Celebrate Diversity (Festo shumllojshmërinë)


#ESC2017 #USA #Kiev #Ukraine

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now