Vetëm 2 ditë para nisjes për në Kiev - Lindita vazhdon të punën me këngën World. Ajo ishte në një lidhje të drejtpërsëdrejtë nëpërmjet faqes së saj në Instagram, gjë të cilën Lindita e bën shpesh, duke treguar pak mbi provat e vokalit që po zhvillohen këto momente. Më pas ajo nuk ka ngurruar edhe të publikojë një fototgrafi të çastit ku ajo shihet qartë sëbashku me kompozitorin e këngës,Klodian Qafoku, si edhe këngëtarët shoqërues (backingvokalists) Margret Radovani, Gjergj Kacinari & Anxhelo Miho.
Lindita konsiderohet si një nga artistet më të dashura dhe më të afërta me fansat e saj dhe jo vetëm. Këngëtarja bën shpesh lidhje live nëpërmjet faqes së saj në Facebook dhe në Instagram, ku ajo i përgjigjet shumicës së pyetjeve të tyre.
Gjithashtu, Lindita ka arritur të krijojë mjaft mardhënie të mira edhe me shumë nga këngëtarët e tjerë pjesmarrës në Eurovision, ku mund të përmendim këngëtarin Manuel Navarro, i cili para dy ditësh i çoi një cicërimë në Twitter këngëtares sonë, duke i thënë se ishte i sigurt se ajo do të arrinte në finale.
Të shtunën, delegacioni shqiptar niset për në Ukrainë, ndërsa të dielën në mesditë, Linditën e presin provat e para individuale në skenën madhështore të Kievit. Shqipëria merr pjesë në natën e parë gjysëmfinale. Ju mund t'a ndiqni gjysëmfinalen e parë,drejtpërsëdrejti në RTSH 1 të Martën 9 Maj ora 21.00.
Por deri atëherë, mos harroni se mbulimi i ngjarjeve të festivalit Evropian fillon këtu, në eurovision.al
sepse duke filluar nga data 1 Maj, ne do të jemi në vendngjarje, për t'ju përcjellur çdo ngjarje nga ky eveniment i rëndësishëm i muzikës ndërkombëtare.