top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Kartolina e këtij viti për Shqipërinë: Xhirime në disa qytete



Lindita, sëbashku me ekipin e saj për në Kiev, ka qenë e zënë edhe me xhirimet e kartolinës Shqiptare në festivalin Evropian. Kjo kartolinë po xhirohet dhe do të përfshijë disa qytete të Shqipërisë. Se çfarë do të përmbajë kartolina e këtij viti, ju do mund t'a shikoni para prezantimit të këngës World me datë 9 Maj. Të shtunën, delegacioni shqiptar niset për në Ukrainë, ndërsa të dielën në mesditë, Linditën e presin provat e para individuale në skenën madhështore të Kievit. Shqipëria merr pjesë në natën e parë gjysëmfinale. Ju mund t'a ndiqni gjysëmfinalen e parë,drejtpërsëdrejti në RTSH 1 të Martën 9 Maj ora 21.00. Por deri atëherë, mos harroni se mbulimi i ngjarjeve të festivalit Evropian fillon këtu, në eurovision.al sepse duke filluar nga data 1 Maj, ne do të jemi në vendngjarje, për t'ju përcjellur çdo ngjarje nga ky eveniment i rëndësishëm i muzikës ndërkombëtare.

55 views0 comments
bottom of page