Sipas gazetës britanike The Guardian, këngëtarja ruse Julia Samoilova, të cilës i mohuar hyrja në Ukrainë, do të japë një koncert në Krime në të njëjtën mbrëmje kur zhvillohet edhe gjysëmfinalja e parë e festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2017.
Arsyeja e shpalljes së saj si "persona non grata" në Ukrainë, ishte pikërisht udhëtimi i mëparshëm i këngëtares në Krime, gjë që bie ndesh me ligjet e Ukrainës.
Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, një lëvizje e cila nuk është njohur ndërkombtarisht.Me mijra rusë udhëtojnë çdo muaj drejt Krimesë nëpërmjet Moskës, por kjo gjë bie ndesh me ligjet e Ukrainës dhe bllokon hyrjen e çdo personi që bën këtë gjë, për 3 vjet në Ukrainë.
Ukraina e akuzoi Rusinë për një provokim të qëllimshëm të tyre, kur ata zgjodhën për përfaqësimin e tyre këngëtaren Julia Samoilova, e cila kishte performuar më parë në Krime duke ditur njëkohësisht se asaj do të mund ti pengohej hyrja në Ukrainë.
EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) ent i cili organizon festivalin Evropian, kritikoi Kievin për vendimin e tyre por në të njëjtën kohë ata i sugjeruan rusëve që të ndërronin artist ose të merrnin pjesë nëpërmjet një lidhjeje satelitore. Por si përfundim, Rusia vendosi që tërhiqej nga konkurrenca.
Tashmë ka dalë lajmi se Samoilova do të japë një koncert në Sevastopol më 9 Maj, ditën kur është edhe gjysëmfinalja e parë e festivalit Evropian. 9 Maji shënon edhe ditën e fitores së Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë Botërore, ditë e cila është edhe një nga festat më të mëdha të Rusisë. Edhe vetë këngëtarja, ka kritikuar vendimin e autoriteteve ukrainase dhe gjithashtu duke thënë se ajo ka plane për të aplikuar për pjesmarrje në vitin e ardhshëm.
Ky është viti i dytë ku çështja e Krimesë po mbërthen Eurovisionin. Vitin e kaluar, një këngëtare me origjinë nga Krimea fitoi festivalin Evropian me këngën e titulluar "1944", këngë e cila flet mbi historinë e shpërnguljes së popullit autokton të Tartarëve të Krimesë nga gadishulli, duke i zhvendosur ata në Azinë Qëndrore. Këngëtarja Susana Jamaladynova, e cila njihet më mirë me emrin Jamala, ka thënë se kënga "1944" nuk flet vetëm mbi këtë histori, por edhe për aneksimin që iu bë Krimesë prej Rusisë në vitin 2014, veprim i cili u këndërshtua nga shumica e popullsisë Tartare të këtij gadishulli.
Rregullat e Eurovisionit pengojnë pjesmarrjen e këngëve me përmbajtje politike, por pavarsisht, Jamalës iu lejua pjesmarrja. Rusët u treguan shumë të irrituar nga rezultati i vitit të kaluar.
Një zyrtar i lartë i politikës së jashtme të Rusisë, Konstantin Kosachev, u ankua me fjalët "Prurjet politike sunduan mbi një konkurrim të drejtë"
Mardhëniet Rusi-Ukrainë, janë përkeqsuar jashtmase pas aneksimit të Krimesë dhe luftës në pjesën lindore të Ukrainës, luftë në të cilën Rusia ka furnizuar me armatim forcat separatiste. Ukraina i ka bllokuar hyrjen shumë këngëtarëve dhe artistëve rusë, të cilët besohet që të kenë lidhje të ngushta me Kremlinin ose të cilët kanë bërë deklarata kundër Ukrainës.