top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Lindita tashmë me pasaportë Shqiptare



Këngëtarja jonë përfaqësuese në festivalin e ardhshëm Evropian, "Eurovision Song Contest 2017" i cili mbahet në Kiev muajin e ardhshëm, tashmë ka marrë edhe nënshtetsinë Shqiptare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, ka nënshkruar një dekret të veçantë për dhënien e nështetsisë, me nr 10124, vetëm pak ditë më parë, duke e bërë Linditën një nga nështetaset e republikës.

Tërheqja e pasaportës pritet të ndodhë këtë javë, pasi të jenë formalizuar procedurat për pasaportën, ndërsa ne si staf i Eurovision Albania dëshirojmë t'a urojmë për marrjen e nënshtetësisë.

Dekreti me nr 10124 - i datës 11.04.2017 lëshuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani





38 views0 comments
bottom of page