top of page
Writer's pictureRoni Klein

Merr fund saga ruse në Eurovision, Rusia nuk do të marrë pjesë



Radio televizioni publik rus Channel 1 ka vendosur të mos t'a transmetojë edicionin e këtij viti të festivalit evropian "Eurovision Song Contest 2017" pasi negocimet e EBU-së me autoritetet Ukrainase rezultojnë të dështuara. Këngëtarja ruse JuliaSamoylova, vazhdon të mbetet persona non-grata në Kiev, pasi kjo e fundit ka shkelur ligjet e Ukrainës pas perormancës në territorin e Krimesë në vitin 2015.

Channel 1 e quan vendimin Ukrainas komplet të paarsyeshëm, duke deklaruar se Ukraina po politizon konkurrencën, që në fakt ka për qëllim të bashkojë njerzit.

EBU (Enti i bashkimit të televizioneve evropiane) vazhdon t'i ofrojë rusëve, mundësinë e një pjesmarrje nëpërmjet lidhjes satelitore ose ndërrimin e përfaqësuesit, por Channel 1 i ka refuzuar katerogikisht këto mundësi, duke i quajtir komplet të papranueshme.

Ministri i punëve të jashtme të Ukrainës, ka konfirmuar edhe një herë vendimin për bllokimin e hyrjes së këngëtares ruse Julia Samoylova në Ukrainë, nëpërmjet profilit të tij në Twitter, duke thënë se "të gjithë përfaqësuesit janë të mirseadhur - nëse ata respektojnë ligjet e Ukrainës"

Në fotografinë e bashkangjitur në këtë cicërimë të tij në Twitter, shiheshin fjalët " Për arsye së shkeljes së ligjit Ukrainas, përfaqësueses ruse Julia Samoylova, i ndalohet hyrja në Ukrainë"

44 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page