Moderatori Andri Xhahu, e kishte dedikuar emisionin e tij të sotëm radiofonik "Gjithçka Shqip" në Radio Tirana, këngës "World", këngë e cila e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian.
Emisioni kishte të ftuar, me një lidhje me distancë, këngëtaren Lindita Halimi e më pas edhe vetë kompozitorin e këngës, Z. Klodian Qafoku.
Lindita po përgatitet për turneun e saj promovues për këngën World dhe për momentin është duke bërë xhirimet e fundit për videoklipin e saj të ardhshëm për këngën e saj më të re "Now" , këngë e cila tashmë është hedhur edhe në dyqanin muzikor online iTunes.
Ndërsa kompozitori Klodian Qafoku, tha se kënga do të këndohet 100 % anglisht dhe se do të ketë katër këngëtarë shoqërues "backing vocalist" .
Për më tepër dëgjoni intervistën me Linditën dhe Klodian Qafokun në Mixcloud