top of page
Writer's pictureRoni Klein

"Absolutisht e papranueshme", - Shefja e EBU-së, Znj.Deltenre acarohet me Ukrainën, mbi bl


Kjo është polemika që shkatoi një mijë tituj lajmesh, duke e kthyer festivalin Evropian, - Eurovision Song Contest 2017 - në një fiasko politike në sytë e milionave.

Një vendim mbi një bllokadë tre vjeçare hyrjeje në Ukrainë, për këngëtaren Julia Samoylova, ka ndezur edhe një herë lajmin se EBU-ja mund t'a përjashtojë Ukrainën përkohësisht nga Eurovisioni.

Në një bisedë me gazetën gjermane Sonntagsblick, drejtoresha e EBU-së sulmoi zyrtarët ukrainas.

"Sjellja e Ukrainës është absolutisht e papranueshme," tha ajo.

Ndërmjetësja 56-vjeçare, është duke mbikëqyrur bisedimet kryeministrit ukrainas Volodimir Hrojsman dhe presidentit rus Petro Poroshenko, për të arritur një "zgjidhje të kënaqshme".

Ata janë dy njerëzit e vetëm të cilët mund të heqin bllokadën ndaj Julias, duke e bërë të mundur që Rusia të konkurrojë në Eurovision.

"Më vjen shumë keq për faktin se festivali Evropian është duke u abuzuar për veprime politike," tha ajo.

"Ideja me Eurovisionin është menduar për të kënaqur dhe për të afruar bashkë miliona njerëz; ky event, nuk duhet të përdoret për t'i nxitur ata kundër njëri-tjetrit. "

Komentet e Znj.Deltenre, vijnë pas kritikave se EBU-ja nuk është treguar mjaft e rreptë ndaj Ukrainës.

Dhe ndoshta për të provuar se ajo është serioze në fjalët e saj në lidhje me pjesmarrjes e Julias në këtë konkurrencë, ajo sugjeroi se mund të ketë sanksione ndaj Ukrainës.

Sipas gazetës Sonntagsblick, Znj. Deltenre mund t'a përjashtojë provizorisht Ukrainën nga Eurovisioni, nëse nuk nuk arrihet një zgjidhje e kënaqshme, por gazeta nuk ka sqaron nëse kjo gjë i referohet edicionit aktual ose të ardhshëm të konkursit, gjithashtu kjo gjë nuk është e konfirmuar publikisht diku tjetër.


Drama në vazhdim, sigurisht që nuk është e para ku për arsye të politikës një vend është tërhequr ose pëjashtuar nga festivali Evropian.

Në gushtin e vitit 2008, një periudhe të përkeqësimit me marrëdhënieve Gjeorgji - Rusi, solli një luftë mbi rajonet Osetisë dhe Abkhazisë.

Në vijim shkurt Stefane & 3G fituan përzgjedhjen për përfaqësimin e Gjeorgjisë në Eurovision e vitit 2009 në Moskë të Rusisë, me këngën "We Don't Wanna Put In"

Kontradiktat filluan me arsyen se kënga adresonte kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, argument i cili mbështetej nga fakti se grupi theksonte në tekstin e këngës "Put In" si "Putin".

EBU-ja vendosi se teksti ishte jashtë regullores se Eurovisionit dhe se Gjeorgjia duhet të ndryshonte tekstin ose të dërgonin një këngë të re. Gjeorgjia e refuzoi këtë gjë dhe më pas tërhoq plotësisht nga Eurovisioni i vitit 2009, duke i vlerësuar kundërshtimet EBU-së si presion i Rusisë.

Gjeorgjia u kthye në vitin 2010 dhe kanë qenë pjesë e Eurovisionit vit për vit. Pjesatrja e grupit Stefane & 3G, Tamara "Tako" Gachechiladze, do të përfaqësojë Gjeorgjinë këtë vit në Kiev.

7 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page