• Roni Klein

Amsterdam: Pjesmarrje rekord në Eurovision in Concert 2017



Koncerti promovues "Eurovision in Concert" i cili mbahet në Amsterdam vjen në edicionin e tij të 9-të, të shtunën më datë 08 Prill 2017.

Këtë vit, organizatorët e këtij koncerti, kanë arritur të ftojnë dhe të marrin konfirmimin e një numri rekord artistësh.

Do të jenë 33 nga 43 përfaqësuesit e Eurovision Song Contest 2017, mes tyre edhe Linditën, të cilët do të performojnë këngën e tyre pjesmarrëse në Eurovision, para publikut jo vetëm hollandez por edhe nga shumë vende të tjera të Evropës.

Koncerti do të zhvillohet në sallën e madhe të Melkweg, ndërsa biletat për këtë event u shitën brenda vetëm brenda një ore pas lëshimit të tyre në treg.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk i ka munguar asnjëherë këtij koncerti në të gjitha edicionet e tij.

Koncerte promovuese para Eurovisionit janë të shumta, si për shembull ai i Londrës "Ldn Eurovision", ai i Tel Avivit "Israel Calling", por koncerti i Amsterdamit mbetet më i madhi për nga pjesmarrja e shumtë e artistëve dhe organizimi shembullor i iniciatorëve të tij, të cilët janë zotërinjtë René Romkes, Barry Van Corneval, Jeroen Smits & Ralf Reinin.

Koncerti do të prezantohet nga këngëtarja islandeze, ish-pjesmarrëse në Eurovision për Islandën në vitet 1999 & 2005, Selma Björnsdóttir dhe komentatori hollandez Cornald Maas.

Këtë vit, do të marrin (deri tani të konfirmuar) 33 artistë, të cilët janë:

🇦🇱 Shqipëria: Lindita - World

🇲🇪 Mali i Zi: Slavko Kalezić – Space 🇨🇾 Qipro: Hovig – Gravity 🇦🇲 Armenia: Artsvik – Fly With Me 🇲🇩 Moldavia: SunStroke Project – Hey Mamma 🇵🇱 Polonia: Kasia Moś – Flashlight 🇸🇮 Sllovenia:Omar Naber – On My Way 🇨🇿 Çekia: Martina Bárta – My Turn 🇩🇰 Danimarka: Anja Nissen – Where I Am 🇲🇰 Maqedonia: Jana Burčeska – Dance Alone 🇲🇹 Malta: Claudia Faniello – Breathlessly 🇳🇱 Vendet e Ulta (Holanda): OG3NE – Lights & Shadows 🇭🇺 Hungaria: Joci Pápai – Origo 🇦🇹 Austria: Nathan Trent – Running On Air 🇷🇴 Rumania: Ilinca feat. Alex Florea – Yodel It! 🇮🇱 Izraeli: Imri Ziv – I Feel Alive 🇨🇭 Zvicra: Timebelle – Apollo 🇧🇾 Bjellorusia: NAVI band – Historyja majho žyccia 🇩🇪 Gjermania: Isabella Levina Lueen – Perfect Life 🇫🇷 Franca: Alma – Requiem 🇮🇹 Italia: Francesco Gabbani – Occidentali’s Karma 🇺🇦 Ukraina: O. Torvald – Time 🇪🇸 Spanja: Manel Navarro – Do It For Your Lover 🇬🇧 Mbretëria e Bashkuar (Anglia): Lucie Jones – Never Give Up On You

🇫🇮 Finlanda: Norma John – Blackbird

🇳🇴 Norvegjia: JOWST ft. Aleksander Walmann – Grab The Moment

🇧🇪 Belgjika: Blanche – City Lights

🇬🇪 Gjeorgjia: Tamara "Tako" Gachechiladze – Keep The Faith

🇱🇹 Lituania: Fusedmark – Rain Of Revolution

🇸🇲 San Marino: Valentina Monetta & Jimmie Wilson – Spirit Of The Night

🇧🇬 Bullgaria: Kristian Kostov – Beautiful Mess

🇷🇸 Serbia: Tijana Bogićević – In too deep

🇸🇪 Suedia: Robin Bengtsson – I can't go on


Edhe këtë vit, ne do t'a mbulojmë këtë event, me foto, video dhe intervista në kohë reale, në faqen tonë eurovision.al

si edhe në rrjetet tona sociale

Facebook, YouTube,

Twitter, Instagram & Snapchat.

#Amsterdam #ESC2017 #Promo #EurovisionPreParties

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now