Vazhdojnë lajmet mbi bllokimin që i kanë bërë autoritetet ukrainase, këngëtares ruse në edicionin e 62-të të festivalit Evropian.
EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve), me seli në Gjenevë, sapo ka lëshuar një tjetër deklaratë për shtyp në të cilën thuhet se: Duke marrë parasysh se kjo bllokadë mund të mbahet në fuqi, dhe sipas arsyetimit se Eurovisioni duhet të mbetet jo-politik, EBU, po bashkpunon me Radio TV Publik rus (Channel One) për të gjetur një zgjidhje".
Ndër të tjera kjo deklaratë thotë se një nga zgjidhjet mund të jetë diçka që nuk është bërë kurrë më parë në këtë festival, si për shembull dhënia e mundësisë për një performancë nëpërmjet lidhjes të drejtpërsëdrejtë me satelit në gjysëmfinlaen e dytë dhe përsëritjen e kësaj lidhjeje nëse Rusia arrin në finale.
"Kjo është diçka që nuk është bërë kurrë më parë, por ne (EBU) po e bëjmë për të respektuar edhe slloganin e këtij viti "Celebrate diversity" (Festo diversitetin)" përfundon kjo deklaratë e EBU-së lëshuar vetëm pak minuta më parë nga producenti ekzekutiv i Eurovisionit, Jan Ola Sand.