top of page
Writer's pictureRoni Klein

Ukraina bllokon Rusinë në Eurovision 2017



BBC raporton se Ukraina do bllokojë hyrjen e përfaqsueses ruse, sepse ajo ka performuar në Krime, rajonin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Julia Samoilova ka konfirmuar performancën në Krime, në vitin 2015. Një burim në ministrinë e jashtme ruse tha se vendimi i Ukrainës është cinik dhe jonjerëzor. Në deklaratën për shtyp të lëshuar nga EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) thuhet "EBU sapo ka konfirmuar lajmin se autoritetet ukrainase kanë lëshuar një ndalim udhëtimi për artisten përfaqësuese ruse në Eurovizion, Julia Samoylova, pasi ajo gjykohet të ketë shkelur ligjin ukrainas, duke performuar në Krime. Ne (EBU) duhet të respektojmë ligjet lokale të vendit mikpritës të Eurovisionit, megjithatë ne ndjehemi thellë të zhgënjyer me këtë vendim, i cili sipas mendimit tonë, shkon kundër frymës së konkursit, si dhe nocionit të përfshirjes që shtrihet në zemër të vlerave të tij. Ne do të vazhdojmë një dialog me autoritetet ukrainase, me qëllim qëtë gjithë artistët mund të performojnë në Edicionin e 62-të të Eurovisionit në Kiev në muajin maj. "

39 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page