Duke filluar që nga dita e nesërme në orën 10.00 dhe në vazhdim, do t'i rikthehemi traditës së prezantimit të këngëve pjesmarrëse në Eurovision Song Contest 2017.
Cdo ditë, do të vijë një prezantim i shkurtër, mbi vendet, artistët dhe këngët pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm të këtij festivali madhështor, i cili ndiqet nga më tepër se 200 milionë teleshikues në mbarë botën.
Këtë herë marrin pjesë 43 shtete, ndaj dhe kjo rubrikë do të zgjasë 43 ditë duke filluar me prezantimin e parë, nesër dhe duke përfunduar me prezantimin e fundit, më datë 1 Maj 2017, kohë kur fillojnë edhe lajmet e shpeshta mbi zhvillimet në Kiev, provat e artistëve etj.
Ky është viti i tretë, i cili Eurovision Albania po bën këtë rubrikë, e cila nisi në vitin 2015 në faqen tonë zyrtare në Facebook, e tashmë po vazhdon këtu në eurovision.al