• Roni Klein

Sondazhi: Kush fiton këtë vit?


Me publikimin e këngës së Armenisë, përfundon edhe publikimi i 43 këngëve konkurruese për Eurovision Song Contest 2017, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Ukrainës, ne Kiev, në datat 09,11,13 Maj. Ju do të keni mundësinë t'a ndiqni atë drejtpërsëdrejti, nëpërmjet valëve të RTSH 1 në datat e lartpërmënduara.

Shqipëria merr pjesë në gjysëmfinalen e parë, atë të datës 09 Maj me këngën "World" kënduar nga Lindita Halimi.

Por cili shtet do t'a fitojë edicionin e këtij viti? Si mendoni ju?

Edhe këtë vit, Eurovision Albania hap votimin për të gjetur se cila nga këngët e këtij viti, është më e preferuara e publikut shqiptar.

Vitin e kaluar, antarët e Eurovision Albania i dhanë 12 pikët e tyre për Rusinë.

Kujt mendoni se do t'i shkojnë pikët e Shqipërisë për këtë vit?

Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve, ju tashmë do të keni mundësinë që të votoni për 10 këngët tuaja të preferuara me pikët, 1,2,3,4,5,6,7,8,10 & 12.

Kujdes: natyrisht, nuk mundemi që të votojmë dot për këngën tonë.

Votimi hapet sot më 18.03.2017 dhe përfundon më datë 08.04.2017. Mos harroni të votoni!

Votat tuaja mund t'i dërgoni në inboksin tonë (nëpërmjet faqes së kontaktit në eurovision.al) ose nëpërmjet mesazheve në inboksin e faqes tonë zyrtare në Facebook

Më poshtë mund të shihni një përmbledhje të gjitha këngëve pjesmarrëse.


Në gjysëmfinalen e parë marrin pjesë: Mali i Zi / Finlanda / Gjeorgjia / Portugalia / Belgjika / Suedia / Shqipëria / Azerbajxhani / Australia / Qipro / Sllovenia / Armenia / Moldavia / Cekia / Letonia / Islanda / Greqia / Polonia

Në gjysëmfinalen e dytë marrin pjesë: Maqedonia / Malta / Holanda (Mbretëria e Vendeve të Ulta) / Serbia / Danimarka / Rusia/ Rumania / Hungaria/ Austria / Irlanda / Zvicra / Izraeli / Bullgaria / San Marino / Lituania / Kroacia / Norvegjia / Bjellorusia

Direkt në finale marrin pjesë: Ukraina / Italia / Mbretëria e Bashkuar (Anglia) / Franca / Spanja / Gjermania

#Poll #OGAE #Kiev

0 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now