top of page

Përcaktohen datat dhe vendi ku do të zhvillohet "Junior Eurovision 2017"

Writer's picture: Roni KleinRoni Klein


EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) dhe Radio Televizioni Publik Gjeorgjisë, (GPB), kanë konfirmuar sot, se "Junior Eurovision Song Contest 2017" do të mbahet ditën e dielë, më 26 nëntor 2017. Konkursi do të mbahet në Pallatin e Sporteve Tbilisit, i cili ndodhet në zemër të kryeqytetit.

Pallati Sporteve i Tbilisit, i cili është vend ku mbahen shumë evente sportive dhe muzikore, do të jetë shtëpia për konkursin e këtij viti.

Ndërsa ai është përdorur tradicionalisht si një arenë sportive, pas rinovimeve në vitin 2007, Pallati Sportit i Tbilisit u kthye një vend kryesor në këtë qytet dhe vend për evente kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si koncerte, shfaqje dhe ekspozita.

11 vjeçarja, Mariam Mamadashvili, triumfoi për Gjeorgjinë në nëntorin e vitit të kaluar në Valletta të Maltës, me performancën e saj të fuqishme të këngës "Mzeo".

Këtë vit EBU dhe GPB lajmëruan se mundësia për organizimin e "Junior Eurovision 2017" do t'i jepet më parë fituesit se fituesit, dhe mesa duket ata kanë rënë dakord.

Gjeorgjia ka fituar "Junior Eurovision" rekord tre herë, por kjo është hera e parë që ky event do të mbahet atje.Ky vit shënon edicionin e tij të 15-të.

Shqipëria ka marrë pjesë në këtë konkurs 3 herë në vitin 2012 me këngëtaren Igzidora Gjeta, në vitin 2015 me Mishela Rapo e cila arriti të renditete në vendin e 5-të, dhe së fundmi me vogëlushen Klesta Qehaja dhe këngën e saj "Besoj"

Detaje të mëtejshme në lidhje me vendet pjesmarrëse, biletat, prezantuesit dhe të ftuarve, do të publikohen më vonë këtë vit.

27 views0 comments

Recent Posts

See All
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram

Copyrights ©2024/2026 www.eurovision.al

bottom of page