Ka përfunduar dje, takimi i kryetarëve të delegacioneve të cilat do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2017. Në këtë takim, kryetarët e delegacioneve, ku mes të tjerëve ishte edhe kryetari i cili do të drejtojë delegacionin shqiptar në Kiev, z. Kleart Duraj, u informuan nga UA: PBC dhe EBU(Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) për përgatitjet në vazhdim të Eurovisionit.
Kryetarëve të delegacioneve iu tregua edhe "International Exhibition Centre"- Qendra Ndërkombëtare e Ekspozitës" i cili do të kthehet në arenën ku do të mbahet Eurovisioni këtë vit.
Gjatë këtij takimi ata patën mundësinë për të parë nga afër këtë objekt dhe infrastrukturën e ofruar gjithashtu ata u informuan për temat / çështjet të ndryshme, duke përfshirë: akreditimet e gazetarëve, transportin, të Euroclub-it, skenën, ceremoninë e hapjes, tapetin e kuq, kartolinat e këngëve, sigurinë, grafikën,Eurovillage (red. Fshat të Eurovizionit, vend në një pjesë të qytetit ku organziohen evente falas dhe koncerte për publikun) dhe shumë gjëra të tjera, që kanë të bëjnë me organizimin e një eventi kaq të madh, sic është Eurovision.
Ashtu si edhe gjithë kryetarët e tjerë, Z. Duraj, ka paraqitur formalisht përpara EBU-se¨(Enti i bashkpunimit të televizioneve Evropiane, gjithashtu edhe organizator i Eurovisionit) kërkesat përkatëse në emër të RTSH-së (Radio Televizionit Publik Shqiptar) si edhe aplikimin zyrtar të detajuar, artistin,këngën, videoklipin,skenografinë, etj..
Z. Duraj, pati gjithashtu mundësinë që të takohet me zyrtarë të lartë të bashkisë së Kievit, si edhe zyrtarë të UA: PBC (Radio Televizionit Publik Ukrainas)
Pas takimit, u dha edhe një konferencë për shtyp nga UA:PBC ku u zbuluan disa detaje mbi organizimin.
Do të jenë gjithsej 1,000 vullnetarë, të cilët do të punojnë gjatë gjithë kohës, gjatë dy javëve të Eurovizionit, duke ndihmuar delegacionet, artistët, fansat dhe shtypin në Kiev. Administrata e bashkisë së Kievit, do të organizojë udhëtime zyrtare për gazetarët e akredituar, mediat, fansat, si edhe për delegacionet dhe artistët gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tyre në Kiev.
Të dyja ish-fituesit , Ruslana dhe Jamala, do të jenë të ftuara në Eurovision.
Ceremonia e tapetit të kuq, ndjekur nga ceremoninë e hapjes në Euroclub, është planifkuar që të mbahet të dielën, më 7 Maj, në Pallatin Mariinsky të Kievit.
Tashmë janë konfirmuar zyrtarisht edhe vendet ku do të jenë ,Euroclub ,Eurovision Village, Ceremonia e tapetit të kuq dhe ceremonia zyrtare e hapjes / ceremonia e mirseardhjes.
Për më tepër, shikoni videon më poshtë: