Sapo janë publikuar edhe mini ikonat, jo-zyrtare, të këngëtarëve pjesmarrës në Eurovision Song Contest 2017, ku mes të tjerave ndodhet edhe ajo e Linditës.
Është kthyer tashmë në një traditë, që cdo vit të publikohen të tilla ikona, të cilët bëhen nga illustruesi / karikaturisti, gjithashtu edhe fans i Eurovisionit, britaniku Ben Morris, i cili i shet si zbukurim për bluze, këllëfe telefonash, filxhanash dhe shumë e shumë produkte të tjera të cilat mund t'i shihni në dyqanin e tij online.
Në një intervistë të vitit 2011, ai tregoi për sesi i erdhi ideja e krijimit të minipop ikonave cdo vit me fjalët:
"Po admiroja disa nga suveniret zyrtare jashtë Telenor Arenës në Oslo, dhe aty më lindi ideja e krijimit të një game ikonash minipop për Eurovizionin. Minipop ikonat e serialit televiziv britanik "Doctor Who" ishin shumë të adhuruara nga publiku i këtij seriali televiziv, ndaj mendova se nëse do të bëja dicka të tillë edhe për publikun e Eurovisionit, ato do mund të popullarizoheshin jo vetëm te fansat, të cilët janë të gatshëm t'i blejnë këto gjëra, por edhe te fëmijët dhe fansat rastësor, ndoshta edhe atyre që nuk janë fansë. Nëse një produkt është tërheqës, ai mund të arrijë në një treg edhe përtej audincës së synuar. Pra, një ditë, kur ndodhesha në shtëpi në Edinburg, vendosa për të punuar në një koleksionin fillestar, të fituesve të mëparshëm të Eurovisionit, në formë icon dhe më pas duke ia dorëzuar këtë atyreve. Pas disa muajsh diskutimesh, u njoftova se ndoshta kjo gjë mund të ketë një të ardhme në disa pika, por jo menjëherë. Duke patur të tilla mendime, unë vazhdova "presionin" tim me krijimin e një koleksioni të përbërë nga pjesëmarrësit viteve në vijim, duke i shfaqur këto koleksione më parë në një faqe Facebook-u, për të parë se çfarë reagimi do të jetë nga fansat. Është dicka për të cilën nuk paguhem dhe që unë bëj në kohën time të lirë. E tashmë, duket se fansat po i përdorin ikonat, dhe ky fakt më gëzon jashtëmase"