top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

ESC 2017; Videoklip futuristik për Islandën, ndërsa Spanja i bën reklamë natyrës.



Ndërsa shumica e fansave shqiptarë, i kishin kushtuar vëmendje të vecante publikimit të videoklipit të këngës "World", Islanda publikoi videoklipin e këngës "Paper" të kënduar nga islandezja Svala, e cila fitoi festivalin islandez "Söngvakeppni 2017" vetëm pak ditë më parë. Mesa duket, Svala e ka patur videoklipin gati, por ka vendosur që t'a publikojë atë vetëm pasi siguroi biletën për në Kiev.


Spanja, me këngëtarin Manel Navarro, ka vendosur që në videoklipin zyrtart'i bëjë reklamë plazheve të bukura të Spanjës. Ai arriti të fitonte festivalin përzgjedhës të Spanjës me këngën "Do it for your lover" duke shkaktuar kontrovers në publikun spanjoll, sepse po të ishte për publikun, ai do të kishte marrë cmimin e tretë. Ishte juria e cila e votoi atë me cmimin e parë dhe kjo gjë shkaktoi që publiku i pranishëm në sallë të protestonte.

Tashmë ai e ka siguruar biletën për në Kiev, madje duke nxjerrë edhe këtë videoklip, të cilin e bëri publik vetëm disa orë më parë

13 views0 comments
bottom of page