top of page
Writer's pictureRoni Klein

ESC 2017; Ruses,Yulia Samoilova, mund t'i ndalohet hyrja në Ukrainë



Rusia dhe Ukraina kanë patur një konflikt tashmë të gjatë përsa i përket Krimesë, një konflikt ky që po ndikon edhe në pjesmarrjen e tyre në Eurovision.

Në vitin 2014, menjëherë pas aneksimit të rajonit të Krimesë, të dy vendet janë ndeshur në një konflikt politik. Atë vit, publiku prezent në arenën ku u zhvillua Eurovisioni, në Kopenhagen, filloi të fishkëllente ndaj konkurrenteve ruse Tolmachevy Sisters.

Politikanë rusë kanë bërë thirrje për bojkotimin e këtij eventi, meqë do të mbahet në Ukrainë, vend i konsideruar armiqësor ndaj Rusisë, por megjithatë Radio TV Publik Rus vendosi që të përgatitet për të marrë pjesë me këngëtaren Julia Samoilova.

Tetorin e kaluar, u bë publik lajmi se shërbimi i sigurisë SBU Ukrainës ka në listën e zezë rreth 140 artistë rusë. Ndonëse përfaqësuesja Samoilova nuk ndodhet në listën e publikuar, ajo ndoshta nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në konkurrencën e Kievit, për shkak të performancës që ajo dha në Krime, në vitin 2015. Këngëtarja e ka konfirmuar veten se ajo këndoi në Krime. Ky veprim në vetvete nuk është i lejuar nga ligjet e Ukrainës.

Zëdhënësja e SBU-së, Olena Gitlyanska, postoi në profilin e saj në Facebook se SBU do të studiojë çështjen dhe do të marrë një vendim të balancuar mbi lejimin për hyrjen e këngëtares ruse në Ukrainë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, lëshoi një deklaratë nëpërmjet agjencisë së lajmeve ruse, TASS, duke mohuar se Samoilova është një përzgjedhur nga Rusia për të shkaktuar provokim me fjalët;

"Padyshim, ne do të dëshirojmë që të shmangnim cdo politizimi të festivalit Evropian. Ne besojmë se është dicka absolutisht e papranueshme dhe shqetësuese, përsa i përket zhvillimit të këtij konkursi ndërkombëtar"

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Eurovisionit, Jan Ola Sand në një konferencë për shtyp, u shpreh se:

"Ne i kuptojmë dhe i respektojmë plotësisht ligjet e Ukrainës, por EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) , nuk ka asnjë ankesë ndaj delegacionit rus dhe nuk shikon ndonjë shkelje nga ana e tyre. Ne dëshirojmë, që të gjitha vendet të marrin pjesë, por vendimi është në dorën e qeverisë ukrainase dhe ne do ta respektojmë atë."

19 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page