Diten e djeshme eshte prezantuar videoklipi i kenges "World" qe do te na perfaqesoje ne Eurovision, ne Kiev te Ukraines. Bashke me kengen qe ka marre komente mjaft pozitive, çfare ka terhequr vemendjen e fansave eshte padyshim edhe videoklipi i kenges i cili vjen mjaft i frymezuar dhe i punuar ne detaje.
Per te mesuar me shume rreth tij, Eurovision Albania bisedoi me regjisorin e klipit Kleidi Eski, i cili tregon se tema e videos niset nga fraza "So alike, yet different" (Kaq te ngjashem e po aq te ndryshem) dhe eshte nje reflektim mbi ndryshimet dhe luften mes kulturave, vecanerisht asaj lindore dhe asaj perendimore. "Lindita vjen ne dy personazhe te ndryshme. Si nje femer ne lufte per ekzistencen e kultures se saj (tempujt e shkaterruar mbrapa saj dhe ornamentet qe mban te varura ne qafe) dhe si nje femer e mberthyer ne karrieren e saj (kostumi formal, ora e dores dhe pamjet futuriste te qytetit dhe luftanijes qe ngjan si Manhattan." - sqaron regjisori Eski.
Por duket se keto dy personazhe kane nje piketakim.
"Ajo qe i bashkon eshte reflektimi ne uje dhe bota e brendshme shpirterore (natyra, pylli, uji). Ajo qe i ndan jane zhvillimet dinamike si lufta, industria dhe kultura (pamjet me luftanije, ingranazhet e medha qe rrotullohen, koha qe iken shpejt, etj.)" - vijon te shpjegoje Kleidi videoklipin e kenges "World". "Menyra qe kemi perzgjedhur per te treguar historine eshte e fragmentizuar, me prerje paralele te skenave ne montazh, ne ndryshim nga menyra lineare tradicionale qe ka nje fillim, zhvillim dhe fund. Video permban referenca simbolike te kauzave aktuale te Evropes."
Kenga me fuqine e notave e vargjeve dhe
videoklipi permes fuqise se imazhit dhe simbolikes, çojne ne Eurovision-in e ketij viti boten e diteve te sotme me mesazhin qe therret fort "Le ta shpetojme ate!".