top of page
Writer's pictureRoni Klein

Rusia mund të bojkotojë Eurovisionin 2017



Logoja zyrtare e Eurovision Song Contest 2017 - Celebrate Diversity

BBC.CO.UK Raporton / RUSI – Eurovision Song Contest ka për qëllimqë të bashkojë kombet nëpërmjet festivalit të përvitshëm muzikor, duke provuar kështu që muzika pop e tejkalon politikën dhe i sjell njerzit më afër njëri-tjetrit. Por kësaj here duket pak e vështirë për arsye të mardhënieve të vështira mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina, i cili është edhe vendi mikpritës, e akuzon Rusinë për armatosjen e rebelëve në Donbas, krahinë në lindje të Ukrainës. Ky konflikt ka shkaktuar mbi 10,000 jetë në këto tre vitet e fundit. Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj popullsisë civile në Donbas.

Pastaj ishte edhe problemi i Krimesë: Moska e aneksoi këtë gadishulli nga Ukraina në vitin 2014. Me arsyetimin e dhunës në lindje të Ukrainës, ka patur thirrje në Rusi për një bojkot të Eurovizionit në Kiev në muajin Maj. Një javë më parë, parlamentari rus Vitaly Milonov, i kërkoi drejtorit të radio televizionit publik rus Channel One TV, që të tërhiqet nga konkurrenca me fjalët "Realiteti do të jetë që ne do të jemi miq të paftuar, në një vend të marrë nga fanatikët, të cilët dëshirojnë çdo të mirë mes popullit Rus dhe Ukrainas". Channel One TV nuk i është përgjigjur ende këtyre fjalëve.

Në një intervistë për BBC-në, Z. Milonov tha se "shumë Rusë" e mbështetin këtë thirrje.Ai akuzoi autoritetet ukrainase për mbështetjen që i japin "Banditëve fashistë të djathtë" dhe propozoi që Eurovizionin e Kievit t'i ndërrohej emri në "Reich-Vision"

Z. Milonov tha se mbështetja e Eurovizionit, do ishte njëlloj si mbështetja e Lojrave Olimpike të vitit 1936 në Berlin. Parlamentari gëzoi mbështetjen edhe nga kolegu i tij parlamentar, këngëtari veteran Iosif Kobzon.

Kobzon, i cili mban edhe pseudonimin “Frank Sinatra i Rusisë”, ti tha agjensisë së lajmeve, Tass, : “Jam kategorikisht kundër interpretimit para një publiku i cili përhap fobi kunër Rusëve. Ne na duhet t'a bojkotojmë këtë festival i cili do të zhvillohet në një vend ku po vriten popullsia e Donbasit".

Komente të tilla nuk kanë kaluar pa rënë në sy në Ukrainë, madje ato kanë zgjuar shumë indinjatë "Kjo retorikë agresive e Rusisë është diçka shumë e çuditshme" tha parlamentarja ukrainase Znj.Olga Chervakova, e cila është gjithashtu edhe drejtoreshë e komitetit për lirinë e shtypit në parlamentin e Ukrainës. Ajo vazhdoi me fjalët "Nga ana tjetër, është e llogjikshme. Zyrtarët rus kanë bojkotuar shumë gjëra tashmë: në këshilin për siguri në Kombet e Bashkuara, Rusia ka bojkotuar llogjikën, në Krime dhe Donbas kanë bojkotuar marrveshjet ndërkombëtare, ndërsa në shtëpi (me saksionet kundër BE) po bojkotojnë djathin zviceran.

Në Rusi, nuk janë vetëm politikanët ata të cilët thsherrasin për bojkot. Muajin e kaluar, këngëtari i mirnjohur Philipp Kirkorov tha se nuk shihte asnjë arsye përse Rusia duhet të merrte pjesë në Eurovizion.

Philipp Kirkorov, i cili kompozoi edhe këngën ruse pjesmarrëse të vitit 2016, këngë që zuri vendin e tretë, tha se kishte dyshime se votimi me politikë kundër rusëve bëri që kënga e tij të mos fitonte."Nuk do të dërgoja askënd" tha Philipp Kirkorov stacionit televiziv Life TV."Unë jam shumë i zhgënjyer nga politizimi dhe ndikimi i saj në këtë festival" tha ai.

Ndërsa Kremlini duket ende i pavendosur "Nuk është e qartë nëse duhet t'a bojkotojmë" thotë zëdhënësi i presidenit Vladimir Putin, Z. Dmitry Peskov. Ai nshe një intervistë për BBC-në tha se" Sigurisht ne e kemi parasysh se ku po zhvillohet ky festival dhe jemi të qartë me problemet e mundshme përsa i përket sigurisë dhe armiqësisë, të cilat natyrisht janë gjëra që ngrejnë shqetësim, por deri tani nuk kemi ndonjë vendim konkret"

Pralamentarja ukrainase Znj. Olga Chervakova i hedh poshtë aludimet e zëdhënësit të Z.Putin, i cili thotë se rusët do të jenë në rrezik nësë shkojnë në Kiev në muajin Maj. "Nëse do ishte dikush që duhet të friksohet, ata janë ukrainasit, sepse ne e dimë sesa të mashtruar janë rusët nga propaganda e politikës anti-.ukrainase. Po, ne jemi në një konflikt me autoritetet ruse. Ne i quajmë rusët agresorë, por dimë të bëjmë dallim mes autoriteteve ruse dhe popullsisë normale. Popullsia normale ruse nuk ka asgjë për tu shqetësuar."

Në një deklaratë të EBU-së (European Broadcasting Union) i cili është edhe enti organizator i Eurovizionit thuhet se:" EBU nuk ka asnjë arsye të vlefshme se delegacioni Rus nuk do të jetë i pranishëm në Eurovizionin e këtij viti dhe se mezi po pret shpalljen e përfaqësimit rus për këtë vit ” Znj. Chervakova thotë se ka një mesazh për Moskën, nëse Rusia vendos kundër bojkotit "Nëse Rusia merr pjesë, unë do t'i kërkoj delegacionit rus që të vijë këtu pa njerëz të vegjël jeshil, dhe pa armët që përdoren në Donbas. Njerzit e vegjël jeshil, është një epitet i vënë ushtarëve me uniformë pa shenjë të cilët pushtuan pikat kyçe në Krime në vitin 2014, duke i dhënë kështu rrugë aneksimit rus të krahinës.

29 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page