• Roni Klein

Konkursi OGAE Video Contest 2016 - Përfaqësimi ynë


Ju keni patur mundësinë për të zgjedhur një nga 20 videoklipet e preferuara nga ju. Videoklipi i cili fitoi në përzgjedhjen tonë për konkursin OGAE Video Contest 2016 është "Kam Nevojë" i cili është një bashkëpunim i këngëtarit Alban Skenderaj dhe Elinel. Kjo është hera e parë që Shqipëria do të marrë pjesë në këtë konkurs, si klub zyrtar i rrjetit OGAE, i cili këtë vit organizohet nga klubi gjerman EC Germany.

Ju mundeni të shikoni edhe një herë të gjitha videoklipet të cilat ishin në konkurrim nëpërmjet këtij linku PLAYLIST

Besa ft Flori - All in

Alban Skënderaj - Duart lart

2po2 - A e din

Soni Malaj ft. Skivi - Me mua

Bleona - Take you over

Flori Mumajesi - Nallane

Blunt & Real - Rambo

Baby G - I win

Eni Koçi - S'po t'gjej mo

Alban Skenderaj ft. Elinel - Kam nevoje

Xhesika Ndoj ft. Kallashi - Shoqe bitch

Bruno - Ajo

Young Zerka - Like Rihanna

ENCA - SOUL KILLA

Etnon feat Dj Dagz - Turn me on

Fifi & Eri Dee - Kus kus

Elvana Gjata - Love me

NRG Band & DJ Aldo - Mos u nal

2po2 ft. Flori - Gone Girl

Besa ft. Ansi - KAMELEON

Votimi përfundoi më datën 10 Gusht 2016

Mënyra sesi u votua:

Sejcili votues pati në disponim pikët 1,2,3,5,7 pikë.

7 pikë për videoklipin që ju menduat se duhet të jetë në vend të parë

5 pikë për videoklipin që ju menduat se duhet të jetë në vend të dytë

3 pikë për videoklipin që ju menduat se duhet të jetë në vend të tretë

2 pikë për videoklipin që ju menduat se duhet të jetë në vend të katërt

1 pikë për videoklipin që ju menduat se duhet të jetë në vend të pestë

Pas votimit, ky ishte rezultati për 5 videot më të votuara:

01. Alban Skënderaj ft. Elinel - Kam nevojë 43 pikë

02. Bleona - Take you over 18 pikë

03. Elvana Gjata - Love me 18 pikë

04. Besa ft. Ansi – Kameleon 14 pikë

05. Young Zerka - Like Rihanna 11 pikë

Pak informacion mbi përfaqësimin tonë:

Kam nevojë - Alban Skënderaj ft. Elinel

Muzika: Alban Skënderaj Teksti: Alban Skenderaj, Elinel Video Production: FoxesFilm

34 vjeçari Alban Skënderaj është një artist mjaft i njohur në Shqipëri dhe ka një repretor shumë të gjerë me këngë në të kënduara në gjuhët shqip, anglisht dhe italisht. Ai provoi të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016 në Gjermani, së bashku me ish antaren e grupit gjerman Preluders, këngëtaren dhe moderatoren shqiptare Miriam Cani. Albani ka bashkpunuar për shumë këngë, me shumë artistë të mirënjohur të fushës së muzikës dhe mban në krahë mjaft çmime gjatë karrierës së tij muzikore, ku mund të përmendim dy çmime të para në Top Fest Albania in 2005 & 2006. Kënga "Kam nevojë" është një nga prodhimet e fundit të tij dhe gjithashtu edhe bashkpunimi i parë i tij me këngëtarin nga Kosova, Elinel.

Elinel, ky është emri i artit i artistit shqiptar nga Kosova me emrin Granit Bajraktari. I lindur dhe rritur në Prishtinë,artisti 26 vjeçar njihet për këngët e tij të rrymës rap & hip-hop. Ai ka qenë antar i grupit nga Kosova të rrymës hip-hop,grupi Abstract. Elinel ka lëshuar dy albume muzikore, i pari si pjesë we grupit Abstract e më pas të dytin si artist solist në vitin 2013. Albumi i tij i dytë, i cili u lëshua me titullin "O" arriti majat e suksesit muzikor në Shqipëri dhe Kosovë.


#OGAE #Poll

6 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now