Cmimi famëkeq, i cili nuk duhet fituar, është ai për fustanin ose veshjen më të keqe.
Cmimi quhet Barbara Dex Award i shkon këtë vit këngëtares kroate, Nina Kraljic. Ky cmim, i cili ndahet cdo vit nga eurovisionhouse.nl, kësaj here i shkon këngëtares kroate. Në vitin 2012, cmimi iu dha këngëtares Rona Nishliu, për veshjen që ajo kishte në Eurovizion.
Gjithsej 2221 persona votuan javën e kaluar, prej ku 770 vota ishin për këngëtaren Nina Krajlic.
335 vota për këngëtaren e Gjermanisë Jamie-Lee, e cila del në vend të dytë.
Vendin e tretë e zuri këngëtarja nga Zvicra, Rykka, të cilës i shkuan 201 vota.