top of page
Writer's pictureRoni Klein

Suedia i ofron ndihmë Ukrainës, për zhvillimin e Eurovizionit vitin e ardhshëm.


Drejtuesja e Ministrisë së Kulturës Suedeze, znj.Alice Bah Kuhnke, i ka ofruar asistencë për organizimin e Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest 2017) i cili do të zhvillohet në Ukrainë. Ky propozim, është shprehur gjatë një takimi midis ministres Kuhnke dhe ministrit ukrainas të Kulturës, Yevhen Nyshchuk, në takimin e zhvilluar në Stokholm.

Ministrja suedeze ka uruar Ukrainën edhe një herë për fitoren e tyre të 14 Majit 14, në natën finale të Eurovizionit, ku këngëtarja Jamala dha një performancë triumfuese me këngën e saj '1944'.

Sipas rregullave të Eurovizionit, në vitin 2017, Ukrainës i takontë organizojë garën. Katër qytete kanë kanë propozuar planet e tyre për të pritur këtë ngjarje, duke përfshirë qytetet Kiev, Lviv, Odesa, dhe Dnipropetrovsk.


Kuhnke tha se Suedia është e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të dërguar specialistë të saj në Ukrainë, për të zbatuar disa risi në organizimin e festivalit, të cilat janë provuar të jenë efektive.

"Si ministre, unë mbështes fort muzeumet dhe teatrot, por gjithashtu mbështes edhe artistë të pavarur dhe komunitetet proaktive, në nivel shtetëror. Edhe ata të cilët që na kritikojnë", tha Kuhnke. "

Ndonjëherë kushtet rrezikojnë mbijetesën apo kushtet për punën krijuese, ndaj kjo mbështetje, nganjëherë është shumë e rëndësishme për ta. Ndërsa ne si një agjenci publike, na jepet mundësia për të zgjeruar gamën tonë të bashkëpunimit, në mënyrë që arti bëhet edhe më e përhapur."

Ministrja e Kulturës suedeze, shprehu gjithashtu shqetësimin e saj në lidhje me situatën në lindje të Ukrainës dhe rritjen e aktiviteteteve të forcave speciale, të vendeve të caktuara, me qëllimin për t'a diskredituar Ukrainën.

Gjithashtu në vitin 2005, Radio Televizioni Publik i Ukrainës, u ndihmua në prodhimin e Eurovizionit me ekspertizë dhe llogjistikë.

2 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page