• Roni Klein

Opinion; Fitorja e Ukrainës, nuk erdhi rastësisht!



Duhet thënë menjëherë se fitorja e Ukrainës nuk erdhi papritmas.

Personalisht, nuk e mendova se kjo këngë e mbushur me ndjenja, do të arrinte fitoren. I pata dhënë një vend në 5 këngët që do të kishin rezultatin më të mire në natën finale. Përpara se të fillonin provat, shumë pak e quanin Ukrainën si një nga vendet e besueshme favorite për fitore, por kur kënga u interpretua në skenë, u duk qartë se kënga mbizotëronte mbi të tjerat, duke sjellë një nivel të lartë pamje. Kënga u ngjit shpejt në klasifikimet e basteve.

Ndjenjat mbizotëruan, artisten kompetente dhe kompozimin origjinal.

Ukraina ndoshta u ndihmua edhe nga fakti se ishte një nga performancat e fundit që u ngjit në skenë. Fundja, fitorja e tyre ishte edhe një ndryshim nga fituesit e viteve të kaluara, dhe kur ndodh kështu, është shumë normale. Gjithashtu, një fitorja e një femre , është mëse normale në Eurovizion.

Forca tjetër e këngës, erdhi nga koha të cilën ne po jetojmë. Thirrjet ndërkombëtare që po I bëhet Rusisë, për të respektuar të drejtat e komunitetit LGBT, si edhe mbi politikën e jashtme të Rusisë, kanë qenë të shpeshta dhe serioze që prej vitit 2014.

Që atëherë, dy nga tre fituesit e Eurovizionit, mund të quheshin si një deklaratë politike.

Fitorja e Conchita Wurst në vitin 2014, ishte një vulë mbi të drejtat e komunitetit LGBT.

Tashmë fiton Jamala nga Ukraina, me një këngë e cila rrëfen mbi internimin e gjyshes së saj prej Krimesë. Teleshikuesit, votojnë për atë cfarë mendojnë dhe simpatizojnë. Jamala ka prejardhje nga populli Tartar i Krimesë dhe kënga është e frymëzuar prej historisë së internimit të këtij populli në vitin 1944, gjë të cilën Jamala e ka krahasuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Më pas, Jamala e ka mohuar se teksti I këngës ka përmbajtje politike, dhe më pas EBU/UER vlerësoi se kënga ishte vetëm një rrëfim dhe nuk ishte tekst politik, ndonëse pati shumë politikanë Rusë të cilët protestuan vendimin.

Por si mund të garantohet që nuk do të ketë tone politike gjatë një përfaqësimi në Eurovizion? Thjesht, nuk është e mundur…jo në këtë Botë të trazuar, në të cilën po jetojmë.

Në momentin final, ne patem mnundësinë që të kishim një ekran të ndarë mes artistit Rus dhe artistes Ukrainase. Këto ishin dy vendet, të cilat po prisnin fatin e tyre gjatë përfundimit të Eurovizionit.

Ukraina filloi të merrte pjesë në Eurovizion në vitin 2003 dhe menjëherë më pas, në vitin 2004, Ukraina arriti fitoren e parë me këngën energjike “Wild Dances” të kënduar nga këngëtarja Ruslana. Në vitet e mëpasme, Ukraina duket sikur I është abonuar renditjeve të larta në natën finale, duke e arritur gjithmonë futjen në finale. Vitin e kaluar, ata I munguan Eurovizionit, për arsye të klimës politike në vend.

Ky ishte edhe rikthimi i tyre …Urime Ukrainë!

#Jamala #Ukraine #EurovisionSongContest #ESC2016

13 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now