E mbani mend shakanë tonë të datës 1 Prill?!
Një lajm i gëzueshëm; Festivali Europian për fëmijë "Junior Eurovision" do të zhvillohet në Tiranë në datën 20 Nëntor 2016. Do t'ju sjellim më tepër informacion nesër, pas konferencës për shtyp RTSH/EBU që do mbahet në hotel Rogner nesër në orën 10.00
Sot kemi vendosur t'ju tregojmë të vërtetën...në fakt, sapo është lajmëruar nga EBU (European Broadcasting Union
pra enti organizator, i cili ka vendosur që Festivali Europian i ardhshëm për fëmijë "Junior Eurovision 2016" të mbahet në Valletta të Maltës datë 20.11.2016 Shqipëria ka konfirmuar pjesmarrjen në edicionin e 14-të të këtij festivali. Shqipëria i rikthehet këtij festivali, pas një përfaqësimi të sukssesshëm me Mishela Rapon dhe këngën "Dambaje" e cila u rendit e pesta në edicionin e kaluar. Shqipëria do të zgjedhë përfaqësimin nëpërmjet edicionit te 54-rt të Festivalit për Fëmijë, i cili zhvillohet më datë 01.06.2016